LAJMI I FUNDIT:

Begaj takon Lajçakun: Shqipëria e vendosur të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës Kosovë-Serbi

Begaj takon Lajçakun: Shqipëria e vendosur të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës Kosovë-Serbi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ,është takuar gjatë ditës së shtunë me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Begaj e ka siguruar Lajçakun se Shqipëria mbetet e vendosur të vijojë të luajë rolin e saj për de-eskalimin e situatës së tensionuar midis dy vendeve dhe rikthimin në tryezën e dialogut.


“Roli i BE-së në këtë proces dhe në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në rajonin tonë është me rëndësi të veçantë”, ka thënë presidenti shqiptar.

Ndryshe, Begaj po vijon takimet me udhëheqës të huaj gjatë qëndrimit në New York, në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Përgjithshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora

Të lënduarit nga mjeti shpërthyes në Gjakovë i amputohet dora

Kronika e Zezë
Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Deputetja Fjolla Ujkani: 110 mijë eurot e ndara nga Komuna e Prishtinës janë për operacionin e ardhshëm të Elzës

Lajme
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, autorët bashkëpunonin me serbë

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, autorët bashkëpunonin me serbë

Lajme
Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Avancimi i Kosovës në NATO, Lancaster: Aleatët duhet të konsultohen

Lajme
Gërvalla në SHBA: Veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë kërcënojnë rajonin dhe gjithë Evropën

Gërvalla në SHBA: Veprimet destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë kërcënojnë rajonin dhe gjithë Evropën

Lajme
Kalo në kategori