LAJMI I FUNDIT:

Foli në mbledhjen e OKB-së për problemet e shqiptarëve në Luginë, mirëpritet fjalimi i presidentit Bajram Begaj

Foli në mbledhjen e OKB-së për problemet e shqiptarëve në Luginë, mirëpritet fjalimi i presidentit Bajram Begaj

Fjalimi i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është mirëpritur nga deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi dhe ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Begaj në fjalimin e tij kërkoi që të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Luginë, ashtu siç respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Të drejtat e serbëve në Kosovë pasqyrojnë normat dhe vlerat evropiane, e njëjta gjë duhet të vlejë edhe për pakicën shqiptare në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë. Fatkeqësisht, ne mbetemi ende të shqetësuar për bërjen jo aktive të adresave të tyre të banimit dhe mungesën e investimeve të konsiderueshme, si dhe stimujve ekonomikë në atë rajon”, u shpreh Begaj gjatë fjalimit të tij.


Tirana kërkon reciprocitet, Begaj: Për shqiptarët në Serbi, të drejta si serbët në Kosovë
Lexo po ashtu Tirana kërkon reciprocitet, Begaj: Për shqiptarët në Serbi, të drejta si serbët në Kosovë

E, ky fjalim u mirëprit nga deputeti Shaip Kamberi,  i cili edhe e falënderoi publikisht presidentin Begaj, duke shpërndarë fjalimin e tij në rrjetin social Facebook.

“Faleminderit President”, thotë Kamberi.

Gjithashtu, edhe Ardita Sinani ka mirëpritur fjalimin e presidentit të Shqipërisë.

“Presidenti i Shqipërisë, SH.T. Bajram Begaj, në fjalimin e tij në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së në New York, ndër të tjera foli edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Presidenti Begaj në fjalim shprehu shqetësimin e tij dhe të shtetit shqiptar për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë dhe mungesën e investimeve në këtë rajon. Ai bëri thirrje për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në nivelin e të drejtave të serbëve në Republikën e Kosovës, të cilat reflektojnë normat evropiane. Faleminderit President”, ka thënë Sinani.

Ndryshe, sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Begaj kërkoi që në këtë proces të njihen kontributet që kanë dhënë Shqipëria dhe Kosova për të shuar tensionet dhe konfliktet në rajon.

“Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova kanë mbrojtur vazhdimisht paqen mbi tensionet dhe konfliktet, dhe ne mbetemi të përkushtuar në këtë rrugë. Shpresojmë të njihen kontributet tona dhe të mos lejojmë që përpjekjet që bëjmë të errësohen nga qasjet negative. Në këtë kontekst, Shqipëria mbështet dialogun e vështirë, që po vijon midis Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga ndërmjetësimi i kujdesshëm i Bashkimit Evropian dhe mbështetja e fortë e Shteteve të Bashkuara”, shtoi ai.

Begaj gjithashtu ka ftuar shtetet që ende nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë atë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori