LAJMI I FUNDIT:

Skoda feston prodhimin e tre milionë njësive të SUV-të

Skoda feston prodhimin e tre milionë njësive të SUV-të

Kompania çeke Skoda feston prodhimin e njësisë së saj të 3 miliontë të SUV-ve, një Kodiaq Sportline i zi, i cili doli nga linja e prodhimit në fabrikën e saj në Kvasina.

Pas hyrjes së Skoda në segmentin e SUV-ve me modelin e saj të parë Skoda Yeti në vitin 2009, veturat së shpejti u bënë një pjesë integruese e portfolios së prodhuesit çek të veturave.

Gjatë kampanjës së saj të suksesshme të SUV-ve, Skoda prezantoi edhe seritë Kodiaq, Karoq dhe Kamiq e gjithashtu edhe SUV-në e saj të parë elektrik, Enyaq. Të nxitur nga suksesi i Kushaq në Indi, SUV-të tani përbëjnë gati gjysmën e dërgesave globale të Skoda, përcjell Telegrafi.


Në Republikën Çeke, Skoda prodhon Kamiq, Enyaq dhe Enyaq Coupé në fabrikën në Mladá Boleslav, ndërsa Karoq dhe Kodiaq dalin nga linja e montimit në Kvasini. Për më tepër, prodhuesi i makinave prodhon modelet e tij SUV në Kinë, Indi, Ukrainë dhe Sllovaki.

Më poshtë janë të renditura të gjitha modelet SUV të gjigantit çek Skoda. /Telegrafi/

Skoda Yeti

Skoda Kodiaq

https://www.youtube.com/watch?v=iefvN9OV5IM

Skoda Karoq

Skoda Kamiq

Enyaq dhe Enyaq Coupé

Skoda Kushaq