Kryeministri britanik, Rishi Sunak po mendon të prezantojë një nga masat më të rrepta kundër pirjes së duhanit në botë, e cila në mënyrë efektive do të ndalonte fare brezin e ardhshëm të blejë cigare.
Burimet e Whitehall thanë se kryeministri po shqyrtonte masa të ngjashme me ato të prezantuara nga Zelanda e Re.
Këto përfshijnë rritjen e përhershme të moshës ligjore për pirjen e duhanit në mënyrë që duhani të mos i shitet askujt të lindur pas 1 janarit të vitit 2009.
Një politikë e stilit të Zelandës së Re pa duhan do të nënkuptonte heqjen e plotë të cigareve për brezat e rinj, raporton theguardian.
Nën ish-kryeministren Jacinda Ardern, Zelanda e Re miratoi gjithashtu ligje për të reduktuar përmbajtjen e nikotinës në produktet e duhanit dhe ato të shiten vetëm në dyqane të specializuara të duhanit, në vend të dyqaneve dhe supermarketeve të zakonshme.
Laburistët kanë thënë më parë se janë duke u konsultuar për heqjen graduale të shitjes së cigareve për të rinjtë në mënyrë të ngjashme me Zelandën e Re, dhe ministri në hije i shëndetësisë, Wes Streeting, tha në janar se donte të zbulonte nëse kishte një “vullnet për ndryshim”.
Politikat në shqyrtim janë pjesë e fushatës së re të ekipit të Sunak që synon konsumatorët përpara zgjedhjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Studim i ri konfirmon se marihuana përdoret më shumë se alkooli në SHBA
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251