Policia e Spanjës e mbështetur nga EUROPOL-i, ka shkatërruar një rrjet kriminal të përfshirë në trafikun e drogës dhe pastrimit të shumave të mëdha të fitimeve kriminale, ka bërë të ditur të enjten Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Sundim të Ligjit, EUROPOL.
Hetimi kishte nisur më 2021, duke u bazuar në një raport të EUROPOL-it, i cili çoi në identifikimin e një organizate të trafikut të drogës.
Grupi kriminal, sipas njoftimit, drejtohej nga shtetas shqiptarë dhe merrej me prodhimin dhe trafikimin e marihuanës, por organizonte edhe aktivitete të mëdha pastrimi parash për organizatat e trafikut të drogës.
Ata përdorën të ashtuquajturin “sistem hawala” të bankimit nëntokësor, ndërsa punonin ngushtë me shtetas kinezë.
“Hawaladarët”, me origjinë shqiptare, kryenin transfere dhe fshihnin shuma të mëdha parash nga shitja e drogës. Kjo shërbeu për financimin e operacioneve të reja kriminale, thuhet në njoftim.
Siç thuhet në njoftim, rrjetin kriminal e kryesonin dy shtetas shqiptarë, njëri ishte drejtues, ndërsa tjetri kishte rolin e togerit dhe kontabilistit. Kurse, dy shtetas kinezë punuan për ta si koordinatorë duke menaxhuar një portofol të madh të institucioneve të shumta aziatike të përhapura në të gjithë Spanjën, të cilat shërbenin si skema për pastrim parash për përfitime nga trafiku i drogës.
Më 17 korrik 2023, 27 persona u arrestuan në disa lokacione në gjithë Spanjën, në Alicante, Barcelona, Madrid, Malaga, Seville dhe Valencia. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan orë luksoze dhe stoli me vlerë mbi 400.000 euro, vetura të modelit të lartë, telefona celularë të koduar dhe 615.000 euro para të gatshme.
Sipas hetuesve, rrjeti kriminal ka pastruar para në vlerën e mbi 65 milionë eurove nga aktivitetet e trafikut të drogës në më pak se një vit, vetëm midis majit 2020 dhe marsit 2021.
Shtetasit kinezë luajtën një rol të madh në këto aktivitete kriminale duke pastruar sasi të mëdha të aseteve kriminale nëpërmjet bizneseve legale. Këto shuma të mëdha parash do të kalonin fillimisht nëpër këto struktura ligjore dhe më pas do të kompensoheshin diku tjetër. Në fund, asetet kriminale do të arrinin në vendin e origjinës dhe më pas do të investoheshin atje. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje