LAJMI I FUNDIT:

U bë gati ta përshëndeste dhe t’ia shtrëngojë dorën, Biden largohet nga foltorja – presidenti brazilian mbetet i habitur

U bë gati ta përshëndeste dhe t’ia shtrëngojë dorën, Biden largohet nga foltorja – presidenti brazilian mbetet i habitur

Presidenti amerikan Joe Biden është vënë sërish në qendër të vëmendjes, për shkak të një “lëshimi” gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Ai u shfaq në foltoren para gazetarëve, ku pranë tij ishte edhe presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva, transmeton Telegrafi.


Megjithatë pas fjalimit disa minutësh të Bidenit, ai u largua nga foltorja duke mos ia shtrënguar fare doren homologut brazilian, i cili me sa duket deshi ta përshëndesë.

E ky moment nuk i shpëtoi kamerave të mediave botërore, që e regjistruan dhe u shpërnda në masë të madhe në rrjetet sociale.

Presidenti brazilian në një moment dukej se po bëhej gati t’i afrohej për t’i shtrënguar dorën dhe përshëndetur, por Biden u largua nga foltorja. /Telegrafi/