Ndikimi i ndryshimeve të motit në reumatizëm dhe si ta lehtësoni në mënyrë natyrale
Ndryshimi i motit nuk është kurrsesi në dorën tonë, megjithatë luhatjet drastike të temperaturave ndikojnë fort në dhimbjet e reumatizmit.
Dimri dhe pranvera, janë stinë shumë sfiduese për pacientët që preken nga kjo sëmundje.
Çfarë është reumatizmi
Reumatizmi është një sëmundje autoimunitare që shfaqet te gishtat, gjunjët, këmbët dhe nyjat.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org (që i referohet U.S. National Library of Medicine), ajo mund të prekë njerëzit e të gjitha grupmoshave, por kryesisht prek më shumë gratë se burrat.
Roli dhe ndikimi i motit në dhimbjet e reumatizmit mbetet akoma subjekt i studimeve mjekësore.
Si t’i zbusni dhimbjet e reumatizmit të nxitura nga moti
Lëvizni
Nëse dëshironi të ndiheni mirë, atëherë përpiquni të lëvizni sa më shumë.
Lëvizja parandalon shtimin në peshë dhe presionin e saj mbi gjymtyrë dhe inde.
Lëvizja gjithashtu çliron endorfinën e cila bllokon dhimbjen.
Por, nëse moti është me të vërtetë i ftohtë, atëherë përpiquni të lëvizni në mjediset e brendshme dhe të kufizoni aktivitetin fizik në ambiente të jashtme.
Shtendosja
Rekomandohet ta shtendoseni trupin rregullisht për të larguar dhimbjet dhe mpirjet.
Bëni lëvizje shtendosëse në mëngjes ose përpara se të shtriheni për të fjetur.
Ushqehuni shëndetshëm
Kufizoni sheqerin dhe konsumoni me ushqime të pasura me acide yndyrore omega-3 të cilat luftojnë inflamacionin.
Krijoni një rutinë individuale
Reumatizma shfaqet ndryshe tek çdo njeri, ndaj përpjekjet për të zbutur dhimbjet duhet të jenë të bazuara në simptomat dhe nevojat tuaja personale.
Disa njerëz nuk gjejnë qetësim duke dalë në diell, ndërsa disa të tjerë përjetojnë më pak dhimbje gjatë ekspozimit në diell.
Përpiquni të kuptoni më shumë se çfarë ju lehtëson dhimbjet.
Sigurohuni të jeni ngrohtë
Kur moti është i freskët apo i ftohtë dhe me lagështirë, mundohuni që të rrini në një ambient të ngrohtë.
Mbulohuni dhe vishni rroba të plota.
Bëni një banjë të ngrohtë për 20 minuta.
Ngrohtësia e ujit do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në inde.
Vajrat esencialë që gjendet në farmacitë bimore janë gjithashtu të rekomandueshëm për të masazhuar gjymtyrët.
Hidhni disa pika vajrash esencialë në duar dhe më pas përhapeni atë në zonat e dhimbjes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë