Lexus, marka luksoze në pronësi të Toyota-s do të prezantojë një automjet koncept në panairin e automjeteve Japan Mobility Show muajin e ardhshëm. Kjo do të parashikojë gjeneratën e ardhshme të veturave elektrike të kompanisë, që do të adaptojë një strukturë modulare të trupit, si dhe një bateri të përditësuar që thuhet se do të ofrojë një gamë gati 800 kilometra me një karikim të plotë.
Marka japoneze e cila aktualisht prodhon vetëm një EV në formën e modelit RZ, thotë se i pari nga automjetet e tij tërësisht elektrik të gjeneratës së ardhshme do të debutojë në vitin 2026 dhe do të përfitojë nga një metodë prodhimi e ndryshuar në mënyrë drastike dhe me një platformë softuerike plotësisht të rinovuar, derisa po ecën përpara me planin e saj për t’u bërë neutral ndaj karbonit, transmeton Telegrafi.
Brendi japonez nuk ofroi asnjë detaj tjetër në lidhje me konceptin e saj të ardhshëm.
Megjithatë, lajmet vijnë vetëm një ditë pasi kompania mëm Toyota prezantoi strukturën e saj modulare për automjetet elektrike dhe më pak se një javë pas njoftimit se makinat me bateri litium-jon të vitit 2026 do të kenë një gamë maksimale rreth 800 kilometra me një karikim të plotë; të gjitha derisa kushtojnë rreth 20 për qind më pak se paketat e bëra për Toyota bZ4X e cila lëviz në të njëjtën platformë si modeli Lexus RZ. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Aston Martin me plane për një SUV për terrene të vështira
Mustang sedan? Pse jo
Policia në Michigan arreston gjashtë persona nën akuzat për vjedhjen e mbi 400 veturave në vlerë 8 milionë dollarë
Mitsubishi zbulon pamje nga minifurgoni i ri
Dy në një: Karikues për automjetet elektrike dhe hibride plug-in
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare