LAJMI I FUNDIT:

U kritikua nga ish-diplomatët se fshiu historikun e aktiviteteve diplomatike, MPJD: Uebfaqja është në proces të ridizajnimit

U kritikua nga ish-diplomatët se fshiu historikun e aktiviteteve diplomatike, MPJD: Uebfaqja është në proces të ridizajnimit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), duke iu përgjigjur kritikave se ka fshirë historikun e aktiviteteve diplomatike nga uebfaqja, ka njoftuar se kjo e fundit është në proces të ridizajnimit.

Ish-diplomatë të Kosovës janë ankuar të mërkurën në dikasterin që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, duke thënë se ka zhdukur nga faqja zyrtare gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike, duke përfshirë kumtesat, takimet e qëndrimet zyrtare të këtij institucioni.

Ish-diplomatët e Kosovës thonë se MPJD ka zhdukur nga faqja zyrtare historikun e aktiviteteve diplomatike: E papranueshme dhe joserioze
Lexo po ashtu Ish-diplomatët e Kosovës thonë se MPJD ka zhdukur nga faqja zyrtare historikun e aktiviteteve diplomatike: E papranueshme dhe joserioze

Por, nga MPJD-ja në një përgjigje me shkrim për Telegrafin se në uebfaqe janë duke u përditësuar informacionet.


“Ju njoftojmë se uebfaqja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është në proces të ridizajnimit dhe përditësimit të informacioneve. Lidhur me këtë, në uebfaqe është i shkruar njoftimi ku thuhet (pjesa e fundit me ngjyrë të verdhë): ‘uebfaqja e re është duke u pasuruar me përmbajtje dhe veçori të reja, përmbajtja e vjetër do të shërbehet shumë shpejt tek arkivi.mfa-ks.net’”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Gjatë ditës, ish-kryediplomatja Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar lidhur me këtë çështje, duke e cilësuar si veprim të papranueshëm dhe joserioz. Sipas saj, në historikun e ish-ministrave të jashtëm figurën vetëm ish-ministri Glauk Konjufca.

“E papranueshme se si Ministria e Jashtme paska zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike, kumtesave, takimeve, njoftimeve e qëndrimeve zyrtare nga website i MPJD-së. Madje në historikun e ish-ministrave të jashtëm figurën vetëm ish Ministri Konjufca! Sinqerisht e pakuptimtë dhe joserioze!”, ka shkruar ajo në Facebook.

E një replikë në postimin e Haradinaj-Stubllës e ka bërë ish-kryediplomati tjetër, Petrit Selimi, i cili ka thënë se nuk ka dashur ta besojë një gjë të tillë.

“O shoku Enver Hoxha u kthye nga vdekja. Nuk doja ta besoja Melisa Haradinaj-Stublla, por është e vërtetë. Me sa duket në historinë e Kosovës ky është i vetmi ish-ministër i Punëve të Jashtme”, ka shkruar ai në platformën “X”.

E ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, ka thënë se kjo është fyese për ish-ministrat e jashtëm.

“Sipas faqes së internetit të MPJD-së, në 15 vitet e pavarësisë së saj Kosova ka pasur vetëm një Ministër të Jashtëm. Kjo është jo vetëm e pavërtetë por edhe fyese për ish-ministrat e jashtëm”, ka shkruar Nikaj në platformën “X”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori