LAJMI I FUNDIT:

Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë portretin e djalit të dytë përmes një fotosesioni të ëmbël familjar

Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë portretin e djalit të dytë përmes një fotosesioni të ëmbël familjar

Rihanna dhe ASAP Rocky i shfaqën botës pamjen e parë të fëmijës së tyre të dytë së bashku, një djalë që e kanë quajtur Riot Rose.

Ylli 35-vjeçar i pop-it dhe ylli 34-vjeçar i rap-it hodhën foto të familjes së tyre prej katër anëtarësh, duke përfshirë djalin e tyre të dytë, i cili lindi më 1 gusht, sipas People dhe mediave të tjera.


Fëmija i parë i çiftit, RZA, lindi në maj 2022.

Rihanna e bëri publike shtatzëninë e saj pas performancës së saj në shfaqjen e pjesës së dytë të Super Bowl të shkurtit, kur barku i rrumbullakosur ishte e dukshme në rrobat e ngushta që ajo kishte veshur nën kostumin e saj të kuq.

Çifti përdori të njëjtin fotograf rruge, Diggzy, për të shkrepur fotot e tyre të reja familjare. Në njërën, ata janë mbështetur në një makinë me fëmijët e tyre.

Në një tjetër, ASAP mbante fëmijën e parë të çiftit mbi supet e tij. Të tjerat tregojnë Rihannan duke buzëqeshur para kamerës teksa mban të porsalindur në duar.

Theksojmë që Diggzy ishte gjithashtu fotografi që shkrepi fotot e të dyve në New Yokr kur zyrtarisht zbuluan shtatzëninë e tyre të parë.

Nëntë herë fituesja e çmimit “Grammy”, Rihanna ka 14 hitet nr. 1 në Billboard Hot 100, duke përfshirë “We Found Love”, “Work”, “Umbrella” dhe “Disturbia”.

ASAP Rocky e filloi karrierën e tij në 2011 me kolektivin hip-hop ASAP Mob dhe publikoi albumin e tij të parë në studio, Live, Love, ASAP, në 2013, kur debutoi në pozitë e parë. Ai është nominuar për dy “Grammy”.

Çifti e zbuloi publikisht lidhjen e tyre në vitin 2020. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Oriola Marashi duket e mrekullueshme në fotosesionin për “Guess Kosovo”

Oriola Marashi duket e mrekullueshme në fotosesionin për “Guess Kosovo”

Magazina
Nis nata finale e

Nis nata finale e "Eurovision 2024" - lista e 35 shteteve pjesëmarrëse dhe renditja e tyre

Magazina
Gresa Hoti publikon fotografi të mrekullueshme në bikini, nga pushimet në Ibiza

Gresa Hoti publikon fotografi të mrekullueshme në bikini, nga pushimet në Ibiza

Magazina
Kalo në kategori