LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet emri i trajnerit që pritet ta marrë drejtimin e Gjermanisë

Konfirmohet emri i trajnerit që pritet ta marrë drejtimin e Gjermanisë

Ish-trajneri i Hoffenheim dhe Bayern Munich, Julian Nagelsmann thuhet se është afër të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë, si pasues i Hansi Flick të shkarkuar.

Flick u shkarkua si trajner i Gjermanisë pas humbjes 4-1 në miqësoren nga Japonia në Wolfsburg në fillim të këtij muaji, duke u bërë trajneri i parë i Panzerëve që shkarkohet që nga krijimi i këtij roli në vitin 1926.


Gjermania kishte humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit, me Flick që mori vetëm 12 fitore në 25 ndeshjet e tij që kur zëvendësoi Joachim Loë në gusht 2021 dhe drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) po shikojnë pasuesin e tij.

Zyrtare: Gjermania shkarkon Hansi Flickun
Lexo po ashtu Zyrtare: Gjermania shkarkon Hansi Flickun

Sipas Christian Falk të Sport Bild dhe pastaj nga ekspertit i transferimeve Fabrizio Romano, Nagelsmann do të marrë frenat e ekipit kombëtar gjerman.

Romano pohoi në X, platforma e mediave sociale e njohur zyrtarisht si Twitter, se Nagelsmann është afër marrëveshjes me Federatën Gjermane të Futbollit.

“Federata Gjermane tani është afër përfundimit të marrëveshjes formale për të emëruar Julian Nagelsmann si trajner të ri të ekipit kombëtar”.

“Detajet po diskutohen për pagën pasi ai do të shkurtojë pagën – Bayern është i përgatitur të ndërpresë kontaktin me Julian”, ka shkruar Romano.

Gjermania pret Kampionatin Evropian të meshkujve vitin e ardhshëm dhe Nagelsmann, i cili zëvendësoi Flick si trajner i Bayernit në fund të 2020/21, ishte konsideruar prej kohësh si një pretendent kryesor për punën e trajnerit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori