LAJMI I FUNDIT:

Krimet kibernetike, policia aksion në disa rajone

Krimet kibernetike, policia aksion në disa rajone

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në disa rajone.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.


“Mund të konfirmojmë se Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike është duke e realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, në disa rajone të Kosovës. Operacioni policor është duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha ai.

Kelani shtoi se pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet. /Telegrafi/