LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës parashikon se kur Rusisë i mbarojnë armët për luftë

Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës parashikon se kur Rusisë i mbarojnë armët për luftë

Kyrylo Budanov, shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës (DIU), beson se ekonomia ruse do të “rezistojë” vetëm deri në vitin 2025 nëse agresioni kundër Ukrainës vazhdon dhe furnizimi i armëve të agresorit do të “shteret” në vitin 2026 ose më herët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mes raporteve se Rusia është gati të shtojë fushatën e saj të mobilizimit, Budanov vuri në dukje se fuqia njerëzore është avantazhi i vetëm i qartë i Rusisë ndaj Ukrainës.

“Burimet njerëzore në Rusi janë relativisht të pakufizuara. Cilësia është e ulët, por sasia është e mjaftueshme”, citohet të ketë thënë ai.


Por sa i përket aspekteve të tjera të përpjekjeve të luftës, Budanov beson se burimet e Rusisë po mbarojnë dhe se koha e shpagimit do të vijë së shpejti.

Pse kubanezët po shkojnë të luftojnë për Rusinë në Ukrainë - dhe më vonë po kërkojnë të kthehen në shtëpi?
Lexo po ashtu Pse kubanezët po shkojnë të luftojnë për Rusinë në Ukrainë - dhe më vonë po kërkojnë të kthehen në shtëpi?

Ai thotë se ekonomia ruse “do të përballojë” vetëm deri në vitin 2025, dhe fluksi i armëve do të “shteret” në vitin 2026, “ndoshta më herët”.

Shefi i DIU beson se bisedimet e presidentit rus Vladimir Putin me Korenë e Veriut tregojnë qartë problemet e tij.

“Nëse gjithçka është në rregull dhe Rusia ka burime të mjaftueshme, pse po kërkon të tjera në të gjithë botën? Përgjigja është e qartë. Nuk ka asgjë për të nxjerrë më”, tha ai.

Ndërkohë, Budanov pranon se Ukraina rrezikon gjithashtu të shpenzojë burimet e veta.

“Ne jemi të varur nga lojtarët e jashtëm. Rusia është kryesisht e varur nga vetvetja”, ka theksuar ai.

Në të njëjtën kohë, ai hodhi poshtë idenë se mbështetja për Ukrainën nga partnerët e saj së shpejti mund të zvogëlohet.

Ndryshe, në të njëjtën intervistë, Budanov kishte thënë se Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës mund të jenë në gjendje të shkëputin korridorin tokësor të Rusisë me Krimenë e pushtuar përpara fillimit të dimrit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Kalo në kategori