Sindroma “Liza në botën e çudirave” është një gjendje klinike e rrallë, por alarmante, e karakterizuar nga episode të shkurtra të shtrembërimit të imazheve/perceptimit të një trupi të caktuar, madhësisë, distancës, formës apo marrëdhënies hapësinore të objekteve apo ngjarjeve me kalimin e kohës, njofton klinika Zhan Mitrev.
Është një gjendje karakteristike që shfaqet veçanërisht në fëmijëri. Shkaqet e shfaqjes së kësaj sindrome nuk dihen plotësisht, por më së shpeshti simptomat shoqërohen me migrenë në fëmijëri, epilepsi të lobit temporal, tumore të trurit, ndikim të substancave psikoaktive ose infeksione të shkaktuara nga virusi Ebstein-Barr.
Shkaku më i zakonshëm janë dhimbjet e kokës si rezultat i migrenës, të cilat mund të shoqërohen me të përziera dhe të vjella.
Simptoma kryesore e kësaj gjendje është ndryshimi i perceptimit vizual dhe imazhit të objekteve. Format duken të shtrembëruara, objektet dhe pjesët e trupit janë shumë të mëdha ose shumë të vogla në sytë e fëmijës. E gjithë kjo shkakton, siç mund të presim, konfuzion dhe çorientim.
Sipas rezultateve të një studimi të kryer në vitin 2014 nga një grup neurologësh nga Universiteti i Pensilvanisë, në përpjekje për të kuptuar më mirë sindromën Liza në botën e çudirave, u arrit në përfundimet e mëposhtme:
Shfaqet kryesisht tek fëmijët nga mosha 8 vjeç.
33% e këtyre fëmijëve kishin vuajtur nga migrena ose nga ndonjë lloj infeksioni në ndonjë moment të jetës së tyre.
Vetëm 6% e fëmijëve pësuan një dëmtim në kokë.
U arrit në përfundimin se kjo gjendje e kishte origjinën nga aktiviteti elektrik i trurit ku vëreheshin ndryshime të vogla.
Shfaqja e një grupi të tillë simptomash tek fëmija kërkon shqyrtime të thella neurologjike.
Terapia që mund të përdoret për këtë lloj sindrome konsiston në terapinë profilaktike të migrenës dhe një dietë ushqimore të veçantë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos