LAJMI I FUNDIT:

Elon Musku na afroi te Armagedoni

Elon Musku na afroi te Armagedoni

Nga: Timothy Snyder, profesor i Historisë [Yale University]
Përkthimi: Telegrafi.com

Oligarku i Luginës së Silikonit, mbase njeriu më i pasur në botë, e ndihmoi shokun e tij oligark, njeriut që gishtin e mban mbi sustën bërthamore të Rusisë. Së bashku e ndajnë një sekret për marrëzinë e masave dhe ndërmarrin veprime për të na shpëtuar të gjithëve nga vetja. Falë të dyve, bota po shpëton nga Armagedoni!

Biografia e Elon Muskut dhe fushata e tij e shtypit nuk është përmbledhje e një analize të një vepre të njohur të letërsisë distopike, por një skenar i ngjarjes që kinse kishte ndodhur. Edhe pse as Musku dhe as biografi i tij nuk munden ta tregojnë saktë historinë, është e vërtetë që CEO multimiliarder i X-it (platforma e njohur më parë si Twitter) vjeshtën e kaluar refuzoi të zgjeronte mbulimin e komunikimeve të tij satelitore Starlink, për forcat e armatosura ukrainase.


Musk e bëri këtë sepse rusët (nganjëherë ai thotë Putini) i thanë atij se një sulm ukrainas në një pjesë të territorit të Ukrainës (gadishulli i Krimesë, i pushtuar nga Rusia), do të çonte në një reagim bërthamor rus. Ishte gënjeshtër. Ukraina ka kryer dhjetëra operacione në Krime, disa prej tyre mjaft spektakolare. Duket absurde të shkruash këtë fjali, por asnjëra prej tyre nuk çoi në luftë bërthamore. Efekti neto i operacioneve të tilla ishte depërshkallëzues, pasi sulmet e tilla e zvogëlojnë aftësinë e Rusisë për të sulmuar në territorin ukrainas.

Meqenëse të gjithë këtë e dimë nga përvoja e bollshme, askush nuk do të duhej të shkonte në shtyp me pretendimin se Musku e parandaloi luftën bërthamore, duke e ndaluar një sulm ukrainas në një anije ruse të ankoruar në territorin ukrainas. Si për ta kundërshtuar, në ditët e fundit Ukraina ka sulmuar disa anije ruse. Rusia është kundërpërgjigjur duke premtuar se do t’i riparojë ato. Rusët e dinë se janë në luftë dhe se pala tjetër lejohet të luftojë.

Pas 19 muajve me luftime, shumica e vëzhguesve e kanë kuptuar se kërcënimet e pandërprera bërthamore të Rusisë janë operacion psikologjik, një përpjekje për ta frikësuar Ukrainën dhe aleatët e saj për t’u dorëzuar. Pretendimi se Musku e parandaloi përshkallëzimin, ripaketon propagandën ruse dhe e ndihmon atë të gjejë audiencën e re. Ai e ofron një platformë për gënjeshtrat ruse që synojnë demoralizimin.

Në fakt, veprimet e Muskut kanë rritur shanset për luftë bërthamore. Ekziston gjithmonë ai rrezik, të cilin Rusia e rriti duke e nisur një konflikt të madh. Ukraina më pas e uli këtë mundësi duke injoruar shantazhet bërthamore ruse. Nëse Ukraina do të ishte dorëzuar, mësimi për pjesën tjetër të botës do të ishte i qartë: duhet të keni armë bërthamore, ose për të shantazhuar ose për të shmangur shantazhin. Ukrainasit e morën këtë vendim nën stres, pasi nëse do të shpërthente arma, kjo do të ishte në territorin e tyre. Musku, i cili nuk ishte në asnjë lloj të rrezikut, në vend të kësaj zgjodhi t’i dorëzohej shantazhit bërthamor, duke e nxitur atë edhe më shumë.

Sido që të jetë, veprimet e Muskut gjithashtu zgjeruan luftën konvencionale. Pas tri fitoreve të mëdha në fushën e betejës në vitin e kaluar, ukrainasit patën shans për t’i dhënë fund pushtimit rus duke goditur jugun. Një problem, për të qenë i drejtë me Muskun, ishte se aleatët e tyre perëndimorë nuk i kishin furnizuar me kohë armët e nevojshme. Por, pa komunikime, përparimi domethënës ishte i pamundur. Kjo ia dha kohën palës ruse për të ndërtuar fortifikimet dhe për të vendosur minat që shumë më të vështirë e bëjnë kundërsulmin e këtij viti të Ukrainës. Javën e kaluar vizitova një qendër rehabilitimi në Kiev dhe fola me ushtarët që kishin humbur gjymtyrët. Pothuajse në çdo rast ata ishin plagosur nga minat. Të gjithë kishin shokë të vrarë nga minat.

Gjithçka që Musku mendonte se po e bënte më mirë, e bëri më keq. Që atëherë, Musku i shtoi përpjekjet duke përhapur propagandën ruse gjë që e paraqiti si leshko dhe me çka ai iu afrua pozicionit të përbashkët fashist me Putinin. Në një garë deri në fund, të dy burrat ditët e fundit janë fajësuar për antisemitizmin ndaj hebrenjve. Nuk po shkon mirë për Rusinë në fushën e betejës, por njerëzit e Muskut me siguri mund të thonë se pjesën e tyre po e kryejnë si duhet.

Ndoshta pjesa më e trishtë e kësaj afere është festimi i një frikacaku, në kurriz të njerëzve që tregojnë guxim fizik. Ukrainasit me kosto të jashtëzakonshme kanë rezistuar dhe kanë ndaluar pushtimin në shkallë të plotë nga vendi më i madh në botë; Musku është një djalosh që bën shfaqje duke mos u përplasur me Mark Zuckerbergun. Duke e paraqitur ndjeshmërinë psikologjike të Muskut si lavdi të kohës së luftës, biografia na fton në një botë ku frika jonë e pabazë është e vërteta dhe se guximi i vërtetë i të tjerëve është shpërqendrim. Rusët e tallën Muskun në të njëjtën mënyrë siç mediat sociale luajnë me të tjerët, duke e kërkuar ankthin personal, duke na shtyrë të veprojmë sipas tij, pastaj duke përfituar nga disonanca kognitive.

Oligarkët duhet të jenë frikacakë të orientuar nga fantazitë për arratisje në Zelandën e Re apo në Mars, për pavdekshmërinë apo çfarëdo tjetër, të çorientuar nga zgjedhjet e vështira që ne të tjerët duhet të bëjmë mes krizave që ata i përkeqësojnë. Mes gjërave të tjera të tmerrshme, lufta e Putinit në Ukrainë ishte trill oligarkike, bazuar në fantazinë se Ukraina nuk ekziston dhe se njerëzit e saj dëshirojnë të jenë rusë. Ka kaq gjëra budallaqe, saqë duhet të jesh multimiliarder për t’i besuar ato; por, kur gjithçka shkon keq, një tjetër multimiliarder do të ofrojë ndihmë edhe më të marrë, siç ka bërë Musku për Putinin.

Është e vështirë të mendosh për një ide më të rrezikshme sesa ajo që njerëzit si Musku dhe Putini të shihen si heronj që na shpëtojnë neve të tjerët nga kufizimet tona. Komploti për supermenët oligarkikë është me të vërtetë imagjinar, por bën dëme të vërteta në botën reale. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri

Politikë
Zonja e parë e Brazilit përdori fjalë fyese në drejtim të miliarderit, vjen reagimi i Elon Musk

Zonja e parë e Brazilit përdori fjalë fyese në drejtim të miliarderit, vjen reagimi i Elon Musk

Botë
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
“Rashë në 43 kilogramë” - Loredana rrëfen në librin e ri depresionin pasi u nda nga Mozzik

“Rashë në 43 kilogramë” - Loredana rrëfen në librin e ri depresionin pasi u nda nga Mozzik

Magazina
Kalo në kategori