LAJMI I FUNDIT:

Avancimet e fundit drejt Bakhmutit – deklaratat e komandantit të lartë ukrainas dhe presidentit Zelensky

Avancimet e fundit drejt Bakhmutit – deklaratat e komandantit të lartë ukrainas dhe presidentit Zelensky

Çlirimi i fshatit Andriivka në zonat e kontestuara rreth qytetit Bakhmut në Ukrainën lindore ishte thelbësor për “avancimin e mëtejshëm”, ka thënë një komandant i lartë të premten.

“Detyra e forcave ukrainase në këtë zonë është të rrethojnë Bakhmutin dhe pa Andriivka është e pamundur të arrihet kjo”, citohet të ketë thënë Maksym Zhorin, zëvendëskomandant i Brigadës së 3-të Sulmuese, përcjell Telegrafi.

Zhorin vuri në dukje gjithashtu se çlirimi i Andriivkës do të thotë “kontroll i plotë mbi hekurudhën, e cila është një bastion për ofensivë të mëtejshme”.


Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi Brigadën e 3-të Sulmuese dhe të gjithë të përfshirë në rimarrjen e Andriivkës, duke e quajtur atë “një rezultat domethënës dhe shumë të nevojshëm”.

Rreth 300 milionë dollarë në ditë: Zbulohet shifra e shpenzimeve ruse të deritanishme për luftën në Ukrainë
Lexo po ashtu Rreth 300 milionë dollarë në ditë: Zbulohet shifra e shpenzimeve ruse të deritanishme për luftën në Ukrainë

Betejat aktive vazhdojnë rreth fshatrave Klishchiivka dhe Kurdiumivka pranë Bakhmut, tha ai.

Ndërsa udhëheqja ushtarake e Ukrainës, në një përditësim të saj, kishte thënë se forcat e saj ishin pjesërisht të suksesshme rreth Klishchiivka.

Ndryshe, rimarrja nga Ukraina e Andriivkës, një fshat në jug të Bakhmutit, shënoi një fitore simbolike dhe strategjike për forcat e Kievit.

Bakhmut ndodhet në verilindje të rajonit të Donetskut, rreth 13 milje nga rajoni i Luhanskut dhe ka qenë prej kohësh një objektiv i forcave ruse.

Forcat ruse pretenduan kontrollin në maj, pas një pengese disamujore në qytet ku ushtarët duhej të luftonin për çdo centimetër territor.

Përparimi rus u përforcua nga anëtarët e grupit mercenar Wagner, i cili pësoi humbje të mëdha në luftimet e ashpra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori