LAJMI I FUNDIT:

Guardiola me fjalë të mëdha për transferimin e ri të Cityt pas fitores ndaj West Ham

Guardiola me fjalë të mëdha për transferimin e ri të Cityt pas fitores ndaj West Ham

Manchester City ka marrë fitoren e pestë në po aq ndeshje në Ligën Premier.

Citizens triumfuan me përmbysje në udhëtim te West Ham United me rezultat 1-3, në një ndeshje spektakolare.

Pas ndeshjes trajneri Pep Guardiola ka thënë se ka qenë një fitore shumë e rëndësishme, përkundër mungesave të mëdha që kishin në radhët e veta.


Manchester City me rikthim mposhtë West Hamin në Londër
Lexo po ashtu Manchester City me rikthim mposhtë West Hamin në Londër

“Bëmë shumë ndryshime gjatë 90 minutëshit pasi West Ham është një skuadër që mbrohet me shumë lojtarë, jam jashtëzakonisht krenar për djemtë e mi. Ishte një fitore e madhe duke llogaritur edhe dëmtimet që kemi”, tha Pep pas ndeshjes.

Pep ka lavdëruar transferimin e ri belgun Jeremy Dokun që realizoi golin e parë në këtë sfidë.

“Në ndeshjen e parë me skuadrën, Doku m’u duk pak i turpshëm. Me një lojtar të ri si ai duhet durim, nuk pres gjithçka nga Doku”.

“Megjithatë, më duhet ta theksoj se në këtë ndeshje më la një shije të mirë. Duhet të mësojë”.

“E rëndësishme është që në fushë secili lojtarë të tregohet vetvetja dhe të mos ta komplikojë më kot manovrën”, u shpreh Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

La Liga

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Kalo në kategori