LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen policët në Strugë, u tërhoqën zvarrë

Sulmohen policët në Strugë, u tërhoqën zvarrë

Prokuroria Themelore Publike Strugë ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve nga fshati Veleshtë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepra penale – Pengimi i një zyrtari në kryerjen e veprimit zyrtar nga neni 382 dhe Sulmi ndaj zyrtarit gjatë kryerjes së punëve të sigurisë nga neni 383 i Kodit Penal.

Dy të dyshuarit 32 vjeçarë, më 16 shtator pas mesnate, kanë hyrë në stacionin policor në Strugë derisa një person tjetër ka bërë kallëzim kundër tyre dhe në prani të disa zyrtarëve policorë kanë filluar ta spërkasin denoncuesin me gaz lotsjellës.

Menjëherë pas kësaj, të dyshuarit kanë sulmuar edhe policët, kanë filluar t’i tërheqin zvarrë dhe të tentojnë t’ua marrin armët e shërbimit. Dy të dyshuarit u mposhtën, por vazhduan të përpiqeshin me këmbëngulje të çliroheshin dhe të largoheshin nga stacioni.


Duke pasur parasysh ashpërsinë me të cilën është kryer sulmi në stacionin policor, rrethanat tregojnë rrezikun e arratisjes dhe mundësinë e përsëritjes së krimit, prandaj prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Strugë propozim për caktimin e masës së paraburgimit.