LAJMI I FUNDIT:

John Legend dhe Chrissy Teigen “rimartohen” sërish pas 10 vitesh, në një dasmë luksoze në Itali

John Legend dhe Chrissy Teigen “rimartohen” sërish pas 10 vitesh, në një dasmë luksoze në Itali

Chrissy Teigen ishte një nuse mahnitëse, pasi veshi një fustan të shkurtë të bardhë, për t’i përtërirë zotimet e saj me John Legend, për të festuar 10 vjetorin e martesës në Liqenin e Komos, në Itali, vetëm disa orë pasi u pa duke veshur dy rroba banje të ndryshme për t’u çlodhur pranë pishinës.

Personaliteti 37-vjeçar i rrjeteve sociale zgjodhi një fustan argëtues për të festuar ditën e saj të madhe së bashku me këngëtarin 44-vjeçar përpara fëmijëve, miqve dhe familjes së tyre në të njëjtin vend ku u martuan për herë të parë një dekadë më parë.


Chrissy dhe Johni sigurisht u angazhuan me njëri-tjetrin në prehrin e luksit teksa festuan në Villa Passalacqua me pesë yje, i cili është një hotel romantik me pamje mahnitëse të peizazheve të mrekullueshme italiane, shkruan DailyMail.

Veshja e autores të librit të gatimit “Cravings” ishte zbukuruar me rruaza metalike prej argjendi dhe paraqiste një detaj mjaft avangard në gjoks, i cili ngjante me petale të mëdha lulesh.

Ajo shfaqi këmbët e saj me fustanin e shkurtë, i cili gjithashtu shfaqte një dizajn pa shpinë, ndërsa bashkoi fustanin argëtues me një palë taka.

Për aksesorë, ajo vathë të mëdhenj të varur prej platini, të stolisur me diamante, ndërsa kapi një buqetë të vogël të thjeshtë me lule ngjyrë rozë.

Flokë e saj brune u rregulluan në një stil elegant me balluke të shtrira anash, për një pamje shumë elegante, por me klas.

Chrissy shfaqi pamjen e saj natyrale me makijazh plotësues, duke e përfunduar me një ngjyrë nudo për buzët.

Johni tregohej në çdo rast zotëri, teksa mbante duart me gruan e tij prej një dekade, ndërsa e shoqëronte poshtë shkallëve të hotelit luksoz.

Interpretuesi i hitit “Ordinary People”, dukej i pashëm me një kostum ngjyrë vjollce mbi një këmishë fustani të bardhë të pastër, pa kravatë e me disa kopsa të pakapura të këmishës, ndërsa përfundoi pamjen me një palë këpucë të bardha prej lëkure.

Johni dukej si baba i dashur teksa mbante vajzën e tyre më të vogël Esti Stephens, e cila lindi në janar.

Më e vogla dukej e lezetshme me një fustan rozë prej tyli, ndërsa Chrissy mbahej ëmbël për dore, me të tretën nga katër fëmijët e tyre.

Padyshim që ishte një festë vezulluese e mbushur me yje, pasi dy kamerierë mund të shiheshin me disa gota shampanjë, në tabaka, në pritje të ardhjeve të të ftuarve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori