LAJMI I FUNDIT:

Xhaka: Përpjekja e Kurtit për të ndërhyrë në zgjedhjet e Zvicrës është e dëmshme dhe përçarëse

Xhaka: Përpjekja e Kurtit për të ndërhyrë në zgjedhjet e Zvicrës është e dëmshme dhe përçarëse

Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka,  ka reaguar  në lidhje me aktivitetet e kryeministrit Albin Kurti në prag të zgjedhjeve në Zvicër.

Xhaka ka thënë se shqiptarët në Zvicër, përmes punës, kontributit dhe qytetarisë së tyre, ka vite që janë pjesë e rëndësishme dhe përbërëse e këtij shteti.

“Përfshirja e partive politike të Kosovës në zgjedhjet zvicerane, në rastin konkret e Kryeministrit të Kosovës, nuk i shërben kësaj harmonie. Në fakt, kjo ndërhyrje mund të jetë vetëm e dëmshme, duke hutuar mërgatën dhe përçarë opinionin”, ka shkruar Xhaka.


Ai ka shkruar në faqen e Degës së PDK-së në Zvicër se bashkatdhetarët tanë duan dhe duhet të jenë të lirë që të votojnë sipas bindjeve të tyre – pa direktiva të cilat mund të lëndojnë edhe raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Është e drejtë legjitime dhe e patjetërsueshme, për secilin shqiptar që jeton në Zvicër, që të mbështesë këdo prej kandidatëve nga të gjitha partitë që marrin pjesë në zgjedhje. Është fat i mirë që çdo ditë e më shumë po rritet numri i kandidatëve shqiptarë për poste politike”, ka shtuar Xhaka.

I pari i PDK-së në Zvicër i ka ftuar të gjithë akterët politik në Kosovë që të tregojnë maturi dhe të sillen konform përgjegjësive që u takojnë, sepse animi dhe ndërhyrja e partive politike nga Kosova në zgjedhjet e Zvicrës nuk i shërben interesave te bashkatdhetarëve tanë këtu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori