LAJMI I FUNDIT:

Martohet ushtari ukrainas i verbuar nga rusët: Shoh me ndjenja, me emocione

Martohet ushtari ukrainas i verbuar nga rusët: Shoh me ndjenja, me emocione

I verbuar nga një predhë mortaja ruse, veterani ukrainas Ivan Soroka nuk mund ta shihte nusen me një fustan të bardhë, një buqetë me lule të bardha në dorën e djathtë.

Megjithatë, Vladislava Ryabets shkoi drejt Sorokas, i cili qau prej gëzimit për fillimin e kapitullit të ri të jetës që filloi disa muaj pasi artileria e armikut ia vodhi shikimin.

“Gjëja e parë që thashë pasi u plagos ishte, kush do të më dojë tani?”, tha 27 vjeçari, i ulur brenda shtëpisë në një fshat në periferi të Kievit.


“Kam arritur të rindërtoj veten”, tha ai dhe shtoi, “[o shoh me ndjenjat e mia, me emocionet e mia”.

Dhjetëra u ulën rreth një tavoline kopshti në fshatin Bortnychi nën një tendë të zbukuruar me tullumbace dhe kurora për një ditë festimi të zhytur në traditën rurale të Ukrainës. Këngët popullore dhe të qeshurat mbushën ajrin ndërsa fqinjët dhe miqtë vërshuan shtëpinë e çiftit.

“Ndjej keqardhje të madhe për nipin tim, ai nuk po sheh atë që ka përreth, bukuroshen”, pohoi gjyshja 86-vjeçare e Soroka, Nataliia, me zërin e saj duke fshirë lotët.

Ndryshe, Soroka dhe 25-vjeçarja u takuan në internet më 6 prill të vitit 2022, më pak se dy muaj pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vogëlushja provoi akulloren për herë të parë - reagimi i saj u shikua 33 milionë herë në TikTok

Vogëlushja provoi akulloren për herë të parë - reagimi i saj u shikua 33 milionë herë në TikTok

Fun
Burri rrotullon telefonin 320 herë në një minutë, shënon rekord të ri botëror

Burri rrotullon telefonin 320 herë në një minutë, shënon rekord të ri botëror

Interesante
Prindërit shpesh gjenin lodra qensh në dhomën e lojërave të djalit të tyre

Prindërit shpesh gjenin lodra qensh në dhomën e lojërave të djalit të tyre

Fun
Gati shpërtheu një përleshje masive: Një adoleshent vendosi “të marrë masa” kundër çiftit që po putheshin në një plazh të SHBA-së

Gati shpërtheu një përleshje masive: Një adoleshent vendosi “të marrë masa” kundër çiftit që po putheshin në një plazh të SHBA-së

Fun
Materialet më të shtrenjta në botë, 16 prej tyre - në vend të parë nuk është ari dhe as diamanti! (Foto)

Materialet më të shtrenjta në botë, 16 prej tyre - në vend të parë nuk është ari dhe as diamanti! (Foto)

Tabletat

Tabletat

Kalo në kategori