LAJMI I FUNDIT:

Mariçiq: Programin e ardhshëm IPARD, bujqit nga Maqedonia duhet ta shfrytëzojnë si qytetarë të shtetit anëtar të BE

Mariçiq: Programin e ardhshëm IPARD, bujqit nga Maqedonia duhet ta shfrytëzojnë si qytetarë të shtetit anëtar të BE

Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq sot qëndroi për vizitë pune në Prilep, ku para fillimit të tribunës “Ne jemi Evropa” vizitoi fabrikën e foragjereve “EKO-MLIN”, shfrytëzuese e programit IPARD 2.

Gjatë vizitës në objektin dhe përmes bisedës me pronarët, Mariçiq, siç informojnë nga kabineti e tij, ka thënë se BE-ja investon në bujqësinë e vendit dhe i përgatit fermerët për tregun evropian, duke theksuar se në 15 vitet e fundit, me ndihmën e fondeve të BE-së, janë bërë investime të dukshme në modernizimin dhe konsolidimin e prodhimit dhe përpunimit bujqësor, afrimin me standarde më të larta, cilësinë dhe sigurinë e ushqimit, ndërsa përmes mbështetjes së Qeverisë, u sigurua stabilitet i të ardhurave të prodhuesve.

“Me programin IPARD 2 dëshmuam pse jemi liderë në rajon dhe se dimë të përdorim në mënyrë efektive dhe efikase të gjitha fondet që Bashkimi Evropian na ka vënë në dispozicion. BE-ja e shpërblen atë rrëfim të suksesshëm dhe e vazhdon atë me IPARD 3 2021-2027, duke vënë në dispozicion 97 milionë euro fonde të pakthyeshme evropiane për investime të reja, zhvillim dhe modernizim të bujqësisë vendore”, tha Mariçiq.

Ai, shtoi se 30,7 milionë euro para të pakthyeshme evropiane janë siguruar në kuadër të programit IPARD 2 për investime në vegla themelore për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore, për 146 projekte, dhe një nga ato projekte është projekti “EKO-MLIN”, e cila mori mbështetje prej shtatë milionë denarë për përmirësimin e kapaciteteve prodhuese.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë

Siguri

"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova

Lajme
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit

Drejtësi
Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë

Lajme
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri

Lajme
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme

Lajme
Kalo në kategori