Sindikata e Punonjësve të Industrisë së Veturave tha se do të rifillojë negociatat me prodhuesit e veturave të shtunën, ndërsa greva tashmë po fillon të krijojë mungesa të pjesëve të veturave në Shtetet e Bashkuara. Udhëheqësit e sindikatës thanë se tashmë i kanë dërguar ofertat e tyre kompanive General Motors, Ford dhe Chrysler për zgjidhjen e ngërçit dhe përfundimin e grevës.
Aksioni më ambicioz i sindikatave industriale në Shtetet e Bashkuara në dekada ka shaktuar ndërprerjen e prodhimit të veturave në tre fabrika që prodhojnë modelet Ford Bronco, Jeep Wrangler, Chevrolet Colorado dhe modeleve të tjera më pak të njohura.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten “askush nuk dëshiron të hidhet në grevë”, por se kompanitë e veturave kanë gëzuar fitime rekord në vitet e fundit pa i ndarë ato në mënyrë të drejtë me punëtorët, disa orë pasi Sindikata e Punonjësve të Industrisë së Veturave, filloi grevat në tre fabrikat e tre kompanive më të mëdha të automjeteve në Detroit, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell Telegrafi.
Greva në tre fabrika në pronësi të kompanive General Motors, Ford dhe Chrysler të premten, nisi aksionin më ambicioz të punonjësve industrialë në Shtetet e Bashkuara në dekada.
Presidenti Biden tha se “fitimet rekord të korporatave” duhet të çojnë në “kontrata rekord” për anëtarët e Sindikatës së Punonjësve të Industrisë së Veturave, por se fitimet nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë me punëtorët.
“Askush nuk dëshiron një grevë, por unë respektoj të drejtën e punëtorëve për të përdorur opsionet e tyre bazuar në sistemin e negociatave kolektive”, tha Presidenti Biden. “Unë e kuptoj zhgënjimin e tyre.”
Deri më tani në negociatat për ndërprerjen e grevës, “kompanitë kanë bërë disa oferta të rëndësishme”, tha zoti Biden. “Por unë besoj se ata duhet të shkojnë më tej për të siguruar që fitimet rekord të korporatave të përkthehen në kontrata më të mira, rekord, pune për Unionin e Punonjësve të Industrisë së Veturave.”
Presidenti Biden tha se ai ka qenë në kontakt me të dyja palët në negociata dhe do të dërgojë dy anëtarë të ekipit të tij, Gene Sperling dhe Sekretaren e Departamentit të Punës Julie Su, në Detroit për të siguruar përfshirjen e administratës në bisedime dhe arritjen e një “marrëveshjeje të favorshme”.
Presidenti Biden, i cili parashikoi gjatë fundjavës së Ditës së Punës se sindikata nuk do të hidheshin në grevë, bisedoi me udhëheqësit e sindikatave dhe prodhuesve të automjeteve të enjten.
Administrata e Presidentit Biden po diskuton gjithashtu ndihmën urgjente për të mbrojtur firmat më të vogla që furnizojnë prodhuesit amerikanë të automjeteve, tha të enjten një burim që ka njohuri për këtë çështje.
Gjatë një vere trazirash të sindikatave të punëtorëve, Presidenti Biden ka përmendur politikat e tij në mbështetje të sindikatave, ndërsa administrata e tij në prapaskenë është përpjekur të lehtësojë rrugën për marrëveshjet me punëdhënësit për të shmangur grevat e kushtueshme, thanë udhëheqësit e sindikatave dhe zyrtarët e administratës.
Por në një kujtesë se sa e vështirë është të qetësosh punëtorët e organizuar në sindikata ndërkohë që reduktohen rritjet e çmimeve që shkaktojnë inflacion, Presidenti Biden dhe Unioni i Punonjësve të Industrisë së Veturave, e vetmja sindikatë e madhe që nuk e mbështeti kandidaturën e tij për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, nuk janë në të njëjtën linjë.
Sindikatat si Unioni i Punonjësve të Industrisë së Veturave, që përfaqëson 146,000 punëtorë, janë çelësi i strategjisë së Presidentit Biden për të fituar një mandat të dytë në vitin 2024. Ai ka nevojë për mbështetjen e tyre për të fituar përsëri shtete kyçe si Pensilvania dhe Miçigani, të cilat do të vuajnë pasojat më të mëdha të grevave kundër prodhuesve të veturave.
Joe Biden, 80 vjeç, po përmend gjendjen e mirë të ekonomisë në fushatën për rizgjedhje në vitin 2024, duke theksuar shtimin e vendeve të punës, rritjen e pagave dhe zbehjen e frikës nga një rënie e mundshme ekonomike, dhe një grevë e zgjatur mund ta kërcënojë këtë strategji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Prezantohet gjenerata e re Tiguan e Volkswagen
Musk planifikon të dërgojë Cybertruck dhe robotë në Mars
Kia zbulon specifikimet teknike të modelit të ri, ai ka përmirësime në fuqi
Honda hap fabrikën e parë për prodhimin e baterive të reja
Volkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje