LAJMI I FUNDIT:

PSG ‘heq dorë’ nga Lee Kang-in në përpjekje për të shmangur 21 muaj shërbimin ushtarak

PSG ‘heq dorë’ nga Lee Kang-in në përpjekje për të shmangur 21 muaj shërbimin ushtarak

Kur Paris Siant-Germain nënshkroi Kang In Lee për 22 milionë euro, ata tashmë e dinin që muaji shtator do të ishte atipik për të dyja palët.

Tani, siç konfirmon mediumi Le Parisien, klubi francez ka huazuar ish-yllin e Mallorcas për Lojërat Aziatike që do të fillojnë më 23 shtator.


Ideja është që të shmangen 21 muajt e shërbimit të detyrueshëm ushtarak që ekzistojnë në Korenë e Jugut. Por, nuk do të mjaftojë që Kang In të marrë pjesë.

Në fakt, mënyra e vetme për t’i shmangur ato është të arrish një arritje sportive që konsiston në fitimin e drejtpërdrejtë të Lojërave në fjalë.

Son Heung-min përfundon me sukses shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut, dekorohet me çmim
Lexo po ashtu Son Heung-min përfundon me sukses shërbimin ushtarak në Korenë e Jugut, dekorohet me çmim

Heung Min Son e bëri atë në vitin 2018 dhe qau me lotë në sy pasi ngriti trofeun, duke e ditur se po i shmangej shërbimit ushtarak të Koresë së Jugut.

Dhe medalja e arit në Lojërat Aziatike apo medalja olimpike janë mënyrat e vetme për të kapërcyer këtë detyrim kombëtar.

Ndërkohë, PSG është ende në pritje të versionit më të mirë të Kang In, lojtari mezi ka luajtur dy ndeshje pasi një dëmtimi që e ka penguar atë të shtojë minutat. Për më tepër, ardhja e Ousmane Dembele dhe Randal Kolo Muani në fundin e ‘merkatos’ i heq rëndësinë e tij.

Largimi i tij në Lojërat Aziatike do ta detyrojë të humbasë ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Neëcastle United (4 tetor), si dhe vizitën në Marselle (24 shtator).

As këtë fundjavë nuk është në skuadër (nuk është 100% i rikuperuar) dhe mbetet të shihet nëse do të luajë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

Jude Bellingham emëron futbollistin më të mirë në botë - ka shënuar vetëm 21 gola në të gjitha garat

La Liga
France Football po ndryshon një rregull për Topin e Artë - lajm fantastik për Lewandowskin

France Football po ndryshon një rregull për Topin e Artë - lajm fantastik për Lewandowskin

Ndërkombëtare
Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

Kontratë të re dhe rritje page, Reali blindon yllin e ri

La Liga
Klubi që mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në rrethanat më unike për sezonin e ardhshëm

Klubi që mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve në rrethanat më unike për sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Ronaldo në Bundesliga? Gazetari i njohur përditëson të ardhmen e portugezit

Ronaldo në Bundesliga? Gazetari i njohur përditëson të ardhmen e portugezit

Bundesliga
Kalo në kategori