LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, çmimet nga 1 gushti do të merren si referim për uljen e çmimit të 50 produkteve bazë

Maqedoni, çmimet nga 1 gushti do të merren si referim për uljen e çmimit të 50 produkteve bazë

Rritja e çmimeve më së shumti ndodh pas 1 gushtit, prandaj këtë e kemi marrë si pikë referimi, njoftoi sot kryeministri, Dimitar Kovaçevski për uljen e paralajmëruar të më shumë se 50 produkteve ushqimore bazë në vend për 10%, e cila duhet të ndodhë nga e mërkura.

Siç shtoi Kryeministri, kjo nuk do të thotë se çmimet nga muaji korrik nuk do të përfshihen në analizë.

“Analiza është duke u bërë, mendoj se do të përfundojë në fundjavë. Më e rëndësishmja është që të merret një masë që do t’i ndalë mundësitë për manipulime që janë bërë dhe që çmimi sot të mos merret si referencë”, thekson Kovaçevski.


Qeveria vendosi dje ndalimin e “aksioneve” dhe “promovimeve” të produkteve ushqimore dhe bujqësore në tregtinë me pakicë deri më 30 nëntor.

Siç thuhet në njoftim, ky vendim është marrë me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga manipulimi i çmimeve, ndërsa pijet alkoolike dhe joalkoolike janë të përjashtuara nga ndalimi kur dalin në treg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje grabitqare

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarit për vjedhje grabitqare

Kronika e Zezë
Pensionohet moderatorja e njohur e RTK-së, Fadile Kryeziu

Pensionohet moderatorja e njohur e RTK-së, Fadile Kryeziu

Lajme

"Plani franko-gjerman diçka si 'Manifesti'", Janjiq: Marrëveshja Kosovë-Serbi dështoi shkaku i sjelljes arrogante të Borrellit dhe Lajçakut

Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Apeli vërteton dënimin, 25 vjet burg për babanë që vrau djalin e tij

Apeli vërteton dënimin, 25 vjet burg për babanë që vrau djalin e tij

Drejtësi
Arrestimi i Ilir Beqajt, zbardhet skema e abuzimit me fondet e BE-së

Arrestimi i Ilir Beqajt, zbardhet skema e abuzimit me fondet e BE-së

Lajme
Kalo në kategori