Është shuar, nga forcat zjarrfikëse pas disa orësh në luftë me flakët, zjarri i rënë mesditën e sotme në një pallat në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë.
Zjarri ishte i përmasave të mëdha duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, në disa apartamente dhe në fasadën e pallatit, fatmirësisht jo në njerëz, ndërsa ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Administratori i pallatit ndërkohë është shoqëruar në polici për tu pyetur lidhur me rrethanat e ngjarjes ndërsa pritet një deklaratë e drejtorit të zjarrfikësve në Tiranë për të dhënë më shumë detaje.
Në një deklaratë të dhënë për mediat më herët, Shkëlqim Goxhaj konfirmoi se nuk ka banorë të lënduar, ndërsa tha se është ende e paqartë nëse zjarri ka nisur nga kati i dytë i ndërtesës apo nga pjesa e kateve të sipërme.
Ai tha se rasti ishte i rrallë dhe ishte fasada ajo që shpërndau me shpejtësi zjarrin në disa apartamente. Në disa pamje të siguruara për Top Channel, dukej se në brendësi të apartamenteve të djegura ishte shkrumbuar gjithçka.
“Në këto momente nuk mund të flasim për shkakun e zjarrit dhe rezultatet përfundimtare. Do jemi të gjithë këtu deri në përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe deri sa të sigurohemi që nuk kemi humbje jete qytetarësh. Zjarri ka qenë i shtrirë në pjesën e jashtme të objektit, dyert janë të blinduara. Të dëmtuara janë vetëm banesat që janë hapur dritaret.
Është dëmtuar fasada e objektit. Zjarret në pallate në Tiranë ndodhin në një banesë dhe në 0.5% të rasteve kur zjarri ka kaluar nga një banesë në tjetër. Ky rast ishte i rrallë dhe ka bërë që këtu të mblidhen të gjithë punonjësit e zjarrfikësit, Tiranës, Vorës dhe Kamzës. Është dashur një kohë e gjatë për të vënë në kontroll. Fasada e objektit e ka përhapur zjarrin. Nuk kemi zjarrfikës të dëmtuar. Situata e zjarrit është nën kontroll. Zjarri ka qenë në katin e dytë të objektit dhe në pjesën e sipërme, por kjo mbetet për tu parë sesi është përhapur zjarri.”-deklaroi Goxhaj më herët.
Pas hetimit të ngjarjes pritet të deklarohet se çfarë e shkaktoi zjarrin dhe kush ishte përgjegjës për ngjarjen e cila mund të merrte përmasa të mëdha.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/faton-hajrizi-380x233.jpg)
“Sot po më lëshuan në vikend, kthehem një orë përpara”, çfarë kishte thënë më parë për arratisjet e tij Faton Hajrizi
![Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Eliza-Hoxha-7-720x405-1-380x233.jpg)
Çka ndodhi kur policia serbe ia mori aparatin fotografik Eliza Hoxhës gjatë protestës së grave në vitin 1998?
![Në vend të Ligjit për mobilizim, Ministria e Mbrojtjes me plan për reagim emergjent](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/fsk-ja-e-gatshme-t-euml-b-euml-het-ushtri_hd-1200x630-1-380x233.jpg)
Në vend të Ligjit për mobilizim, Ministria e Mbrojtjes me plan për reagim emergjent
![Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Fation-380x233.png)
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi
![Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_15-380x233.jpg)
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje
![Korfuzi po “thahet” për ujë, Greqia kërkon të shtrijë tubacionin te Syri i Kaltër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/syrti-kalter-380x233.jpg)
Korfuzi po “thahet” për ujë, Greqia kërkon të shtrijë tubacionin te Syri i Kaltër
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-235516-380x233.png)
Notat e lojtarëve, Portugali 0-0 Francë: Dembele dhe Maignan më të mirët, Ronaldo lamtumirë me paraqitje të dobët
![A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-05-202747-380x233.png)
A ishte penallti prekja me dorë e Marc Cucurellas që nuk u akordua nga gjyqtari?
![Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mikel-merino-380x233.jpg)
Tifozët dalluan një detaj të çmendur në festën e golit të Mikel Merinos
![Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/pedri-1-380x233.jpg)
Mori një goditje të rëndë nga Kroos, mësohet shkalla e lëndimit të Pedrit
![Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/PoliciaTetove-1-380x233.png)
Policia jep detaje për vrasjen e sotme në Tetovë
![Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ponos-vucic-380x233.jpg)
Ponosh: Vuçiq praktikisht e ka njohur Kosovën