LAJMI I FUNDIT:

Inspektorëve të tregut në Maqedoni do t’u rriten kompetencat

Inspektorëve të tregut në Maqedoni do t’u rriten kompetencat

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas takimit të sotëm me përfaqësuesit e rrjetevе më të mëdha të supermarketeve në vend, ka bërë të ditur se kanë ardhur në përfundim se ka hapësirë ​​për ulje të çmimeve të produkteve ushqimore.

Ai potencoi se që nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë zvogëlim të çmimeve të të gjitha produkteve ushqimore bazë.


Bekteshi gjithashtu njoftoi se nga java e ardhshme inspektorëve të inspektoratit shtetëror të tregut do t’u rriten kompetencat në mënyrë që të mund të veprojnë më shpejtë në terren.

“Ministria e Еkonomisë përveç vendimeve për ulje të çmimeve të produkteve ushqimore do të do të bëjë ndryshime dhe shtesa në ligjin për inspektoratin shtetëror të tergut, ku do të rritet autoriteti i inspektorëve të ISHT-së në mënyrë që ata të veprojnë menjëherë, pa kaluar nëpër procedura të caktuara, duke pasur parasysh se inspektorët duhet të veprojnë me shpejtësi”, tha Bekteshi.