LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së solli vendim: Ndalohen aksionet dhe promovimet gjatë shitjes së produkteve ushqimre dhe bujqësore

Qeveria e RMV-së solli vendim: Ndalohen aksionet dhe promovimet gjatë shitjes së produkteve ushqimre dhe bujqësore

Tregtarëve që kryejnë tregti me pakicë të produkteve bujqësore dhe ushqimore u ndalohet që nga sot të ofrojnë shitje dhe aksione promovuese gjatë nxjerrjes së tyre në shitje, me përjashtim të pijeve alkoolike dhe joalkoolike.

Siç informojnë nga Qeveria, qëllimi është mbrojtja e qytetarëve nga manipulimi me çmimet.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme të 185-të, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, solli vendim me të cilin u ndalohet tregtarëve që kryejnë tregti në pakicë të produkteve ushqimore dhe bujqësore, të ofrojnë shitje në aksion dhe promovim, me përjashtim të pijeve alkoolike dhe joalkoolike, gjatë vendosjes së tyre në treg. Ky vendim është miratuar në përputhje me nenin 29 paragrafi 1 alineja 3 nga Ligji për tregti, për prishjen e tregut të brendshëm. Vendimi është marrë me qëllim parandalimin e abuzimeve në shitjen e produkteve dhe mallrave të caktuara”, informojnë nga Qeveria.


Njoftojnë se me këtë vendim do të zvogëlohen manipulimet e mundshme gjatë këtij lloji të shitjes së produkteve bujqësore dhe ushqimore, gjithashtu do të ulë dhe do të parandalojë prishjen e tregut të brendshëm për shkak të abuzimeve në shitjen e produkteve dhe mallrave individuale.

“Vendimi është me qëllim që qytetarët të dinë çmimin e saktë dhe real të produktit dhe të mos mashtrohen nga çmimet e produkteve ushqimore. Vendimi do të zbatohet deri më 30 nëntor të vitit 2023”, bëhet e ditur në kumtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori