LAJMI I FUNDIT:

Mbreti saudit dhe princi i kurorës pranojnë letra nga presidenti iranian Raisi “rreth përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe”

Mbreti saudit dhe princi i kurorës pranojnë letra nga presidenti iranian Raisi “rreth përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe”

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz dhe princi i kurorës Mohammed bin Salman thuhet se kanë pranuar letra nga presidenti iranian Ebrahim Raisi në të cilat ai diskutoi marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrat për t’i përmirësuar ato.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Walid al-Khereiji thuhet se i ka marrë letrat gjatë një pritjeje në Riad nga ambasadori iranian në Mbretëri, Ali Reza Enayati, njoftoi të enjten Agjencia Saudite e Shtypit, përcjell Telegrafi.

Gjatë pritjes, al-Khereji i uroi mirëseardhjen të dërguarit iranian, “duke i uruar sukses në detyrat e tij të reja të punës”, raportoi SPA.


Enayati mbërriti në Riad më 5 shtator në cilësinë zyrtare.

Aty i pranishëm thuhet se ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Përgjithshëm të Çështjeve të Azisë, ambasadori Mohammed al-Matrafi.

Dy ish-rivalët rajonalë lanë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre dhe arritën një marrëveshje për të vendosur lidhje diplomatike, në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kina, pasi ato u ndërprenë shtatë vjet më parë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në mars, Riadi dhe Teherani ranë dakord të rihapin ambasadat dhe konsullatat në vendet e njëri-tjetrit dhe të zbatojnë marrëveshjet e sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik që u nënshkruan mbi 20 vjet më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pritet ta tërheq SHBA-në nga Këshilli i Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara

Trump pritet ta tërheq SHBA-në nga Këshilli i Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara

Amerika
Rubio thotë se El Salvadori është

Rubio thotë se El Salvadori është "pajtuar të pranojë të dëbuar nga SHBA të çdo kombësie", përfshirë kriminelët amerikanë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori