LAJMI I FUNDIT:

Vathi hedh poshtë statistikat e turizmit për Shqipëri: Vizitorët po numërohen dy herë, emigrantët s’janë turistë

Vathi hedh poshtë statistikat e turizmit për Shqipëri: Vizitorët po numërohen dy herë, emigrantët s’janë turistë

Besnik Vathi, anëtar i bordit ATOA ka hedhur poshtë statistikat e turizmit të bëra publike nga Ministria e Turizmit apo INSTAT.

I ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story për “boom-in” turistik këtë sezon veror, Vathi u shpreh skeptik për shifrat duke thënë se jo çdo person që futet në Shqipëri është vizitor.

Ai tha se ka shumë persona që futen për të punuar, për ekskursione, emigrantë, apo tranzit të cilët nuk mund të numërohen për turistë.


“Kam shqetësim saktësinë statistikore. Nëse flasim për shira, kjo rritje ka fituar si puna e këmishës që kur e mbërthen gabimisht, ashtu do vazhdojë. Jo çdo person i huaj që futet në kufi është vizitor i huaj. Ai përjashtohet nëse punon në Shqipëri. Në këtë shifër a ka të huaj që punojnë në Shqipëri. Janë qindra mijëra turq që punojnë në Shqipëri. Vizitorët ndahen në ekskursionist apo turist”.

“Duhet të përjashtojmë udhëtarët tranzit, ne jemi urë tranziti për mijëra qytetarë të Kosovës. Janë numëruar dy herë, duhet ti përjashtojmë udhëtarët tranzit. Duhet të përjashtojmë ekskursionistët, ata që kalojën vetëm për vizitë në Shqipëri. Janë kroçeret, janë ekskursionet që vijnë nga Saranda që bëjnë vizitën në Butrint. Turistët kur kthehen i numërojnë për së dytë. A ka statistika të sakta?”

“Marrim pushtimin Italian, a kemi ne emigrant që rrinë në Itali që kanë pasaportë italiane. Patjetër që kanë ardhur në Shqipëri, 100 mijë prej tyre nëse vijnë dy herë ja u bënë 200 mijë. Duhet parë origjina, aftësia paguese, sa shpenzojnë, sa netë qëndrojnë. Duhet bërë strategji e saktë. Nëse themi se ka pasur turistë italianë shumë, ka pasur, por mesa di turistët polakë duhet të qëndrojë në vendin e parë si nacional të huaj. Nëse duhet të ndërtojmë politika duhet të përcaktojmë ku do promovojmë, si do promovojmë.”- u shpreh Vathi në Top Channel.

Në trend Lajme

Më shumë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori