Edhe dy ushtarëve hungarezë të KFOR-it që ishin sulmuar nga serbët në Zveçan më 29 maj, u janë amputuar këmbët.
Kështu bëjnë të ditur mediat hungareze.
Sipas hvg.hu, edhe pse janë bërë disa muaj nga incidenti në veri të Kosovës, ende nuk ka informacione të detajuara për rrjedhjen e ngjarjes.
“Edhe pse thuhet se as lidershipi i KFOR-it nuk ishte në krye të situatës, gjë që mund të shpjegojë pse ata hezitojnë të flasin për atë që ka ndodhur zyrtarisht, por edhe qeveria hungareze (ushtarake) po hesht, që mund të jetë për arsye të tjera”, raporton hvg.
Ndërkaq, misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate drejtuar mediave, kishte konfirmuar se nga eskalimi i gjendjes në veri më datën 29 maj u lënduan 30 ushtarë, ku 19 prej tyre ishin nga kontigjenti hungarez.
“Numri i paqeruajtësve të plagosur gjatë dhunës në komunën e Zveçanit është 30. 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez. Ata kanë pësuar lëndime të shumta, duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara. Tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit”, kishte konfirmuar KFOR.
Ndërkaq, ministria hungareze kishte njoftuar se shumica e ushtarëve janë kthyer në shtëpitë e tyre, por gjendja e dy ushtarëve është ende e rëndë dhe ata janë ende duke u trajtuar në spital.
“Për rikuperimin e tyre, Forcat Hungareze të Mbrojtjes dhe mjekët ushtarakë po bëjnë gjithçka në maksimum. Pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit mjekësor, pas një konsultimi paraprak me pacientin, duke marrë parasysh rezultatet e trajtimeve të ofruara që nga lëndimi, një nga rastet e kishte të obligueshme amputimin e një gjymtyre, e cila u krye të premten në Institutin Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor. Operacioni ka shkuar mirë, gjendja e pacientit është stabile”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Nga tensionet në veri janë plagosur edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, gazetarë dhe kameraman.
Po ashtu, janë dëmtuar edhe vetura zyrtare, e po ashtu vetura të mediave që kanë raportuar nga terreni.
Aktualisht, situata në katër komunat veriore, Zveçan, Mitrovicë e veriut, Zubin Potok dhe Leposaviq raportohet të jetë e qetë, ndërkohë KFOR dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të kenë trupa të shtuar në këto komuna.
Ndërsa avokati nga Serbia, Çedomir Stojkoviq, ka reaguar në rrjetin social X, (ish Twitter).
“Sulmi i serbëve rusë nga veriu i Kosovës, të cilët janë nën kontrollin e Aleksandar Vuçiqit të Putinit, ndaj ushtarëve të NATO-s (KFOR) më 29 maj në Zveçan rezultoi me prerjen e këmbëve të disa ushtarëve të NATO-s me kombësi hungareze”, shkruan ai.
Sipas tij, kjo është hera e parë që NATO mposhtet nga rusët, pasi thekson se ushtarëve të NATO-s u janë prerë këmbët për shkak të Vladimir Putinit.
“Miku i Putinit, Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë, e mbajti të fshehtë këtë”.
“Publiku politik i vendeve të NATO-s duhet ta dijë këtë. Ai duhet ta dijë se Vladimir Putin po i shqyen këmbët ushtarëve të NATO-s përmes Aleksandar Vuçiqit”, shkruan Stojkoviq.
/Telegrafi/
Napad ruskih Srba sa severa Kosova, koji su pod kontrolom Putinovog aleksandra vučića, na NATO vojnike (KFOR) 29. maja u Zvečanu, proizveo je amputiranje nogu pojedinim NATO vojnicima mađarske nacionalnosti.
Ovo je prvi put da je NATO dobio batine od Rusa, i da se NATO…
— Advokat Čedomir Stojković ???? (@FIGHT_4_RIGHT_S) September 13, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025