Tetëmbëdhjetë të rinj dhe të reja nga rajoni i Prishtinës kanë përfunduar me sukses edicionin e parë të Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet, një program transformues mësimor 12-javor.
Të njëjtit tashmë janë pjesë e një rrjeti të aktivistëve të rinj, i pari i këtij formati në Kosovë.
Akademia synon të kultivojë një grup aktivistësh me bazë në komunitet, të pajisur me mjetet e nevojshme për të iniciuar ndryshime pozitive brenda komuniteteve të tyre.
Gjatë 24 moduleve gjithëpërfshirëse, këta të rinj dhe të reja u fuqizuan me njohuri dhe aftësi për të organizuar në mënyrë efektive komunitetet e tyre. Ata gjithashtu mësuan se si të krijojnë rrjete të vlefshme me organizatat e shoqërisë civile, zyrtarët publik, mediat dhe sektorin privat, duke u mundësuar atyre të eksplorojnë zgjidhje inovative për sfidat lokale.
Përveç kësaj, pjesëmarrësit e Akademisë do të marrin përkrahje financiare në vlerë deri në 3 mijë dollarë, për çështjet të cilat i kanë identifikuar, e më pas me ndihmën e mentorëve i kanë zbërthyer në iniciativa konkrete për intervenime në komunitetet e tyre.
Edicioni i dytë i Akademisë për Udhëheqësi në Komunitet do të mbahet në Pejë, me të rinj dhe të reja nga Peja, Istogu dhe Klina, për çka thirrja është e hapur deri më 20 shtator.
Ndryshe, programi i Akademisë, i cili ofrohet falas, është hartuar në bashkëpunim me Street Law, organizatë prestigjioze në fushën e edukimit jo-formal me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Akademia zhvillohet në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, një iniciativë pesë vjeçare që zbatohet nga KCSF në partneritet me misionin e USAID në Kosovë. Qëllimi kryesor i Programit për Angazhim Qytetar është të ushqejë kulturën e aktivizmit që e bën jetën në lagjet dhe qytetet tona më të mirë, më të kujdesshme dhe më kuptimplotë.
Nëpërmjet aktiviteteve të tij, programi do të realizojë një numër të veprimeve të bazuara në tre shtylla thelbësore: angazhimin e komunitetit, rritjen e besimit ndër-shoqëror si dhe zgjerimin e mobilizimin e burimeve të reja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje