LAJMI I FUNDIT:

Rrjedhin imazhe të konceptit robot-taksi nga Tesla

Rrjedhin imazhe të konceptit robot-taksi nga Tesla

Tesla zbuloi për herë të parë planet për ta zhvilluar një robot-taksi plotësisht autonom në vitin 2016, ndonëse projekti u përmend disa herë prej asaj kohe, prodhuesi i veturave elektrike nuk e ka paralajmëruar asnjëherë.

Për fat të mirë, tani kemi një ide se si duket një robot-taksi nga Tesla, ose të paktën versionin e konceptit të tij, nga biografia e Elon Muskut, transmeton Telegrafi.

Një imazh koncept i robot-taksit të Teslas u përfshi në librin e titulluar “Elon Musk” dhe ky imazh u shpërnda në rrjetet sociale.


Imazhi me sa duket u vendos në fillim të një kapitulli kushtuar automjetit të ardhshëm vetë-drejtues.

I përshkruar si një “Koncept Robot-taksi”, automjeti duket futurist dhe nuk ngjan me asgjë që Tesla ka lansuar deri më tani.

Ilustrimi tregon një veturë me dy dyer dhe duket se ka tre rrota dy në pjesën e përparme dhe një rrotë të mbuluar në pjesën e pasme.

Dyert e hapura ofrojnë brendësinë, që duket se ka dy ulëse por jo panele për vozitjeje, as timon dhe as pedale. /Telegrafi/