LAJMI I FUNDIT:

Ceremonia për prezantimin e iPhone 15 do të fillojë nga ora 19:00

Ceremonia për prezantimin e iPhone 15 do të fillojë nga ora 19:00

Apple sot pritet të prezantojë linjën e shumëpritur të telefonave inteligjentë iPhone 15, në një event të cilin e ka titulluar “Wonderlust”.

Ceremonia për prezantimin e iPhone 15 do të fillojë nga ora 19:00 me kohën në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Gjiganti teknologjik do të transmetojë drejtpërdrejt eventin “Wonderlust” në kanalin e saj në YouTube.


Ky event do të mbahet në zyrat qendrore të kompanisë në Cupertino të Kalifornisë.

Me linjën e re të iPhone 15 pritet të vijnë edhe veçori të shumta të cilat janë paralajmëruar me muaj të tërë.

Në mesin e tyre do të jetë edhe ndryshimi në portin karikues me USB-C nga Lightning sa ishte në modelet e tjera. Ndryshimi vjen bazuar në rregullat e reja të cilat i ka vendosur Bashkimi Evropian.

Modelet Pro të iPhone 15 flitet se do të vijnë me 8 GB RAM gjë që do të kontribuojë në përmirësimin e performancës, veçanërisht për kryerjen e shumë detyrave. /Telegrafi/