LAJMI I FUNDIT:

Bytyqi: Nuk do të lejojmë që praktikat e padrejta tregtare të shkaktojnë dëm për konsumatorët

Bytyqi: Nuk do të lejojmë që praktikat e padrejta tregtare të shkaktojnë dëm për konsumatorët

Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në ambientet e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, pati takim pune me kryetarin e këtij komisioni, Vladimir Naumovski.

Në takim u bisedua për lëvizjet e çmimeve në rrjetin e shitjes me pakicë të produkteve ushqimore dhe për ekzistimin e mundësive për praninë e praktikave tregtare që përveç se prishin ekonominë e tregut të lirë dhe konkurrencën, sjellin dëm të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se Qeveria nuk do të jetë dëshmitare e heshtur e praktikave të padrejta apo joetike në tregti që shkojnë drejtpërdrejt në dëm të buxhetit familjar të qytetarëve.


“Ka rrethana reale që tregojnë për fiksim artificial të çmimeve në nivele të larta si rezultat i pazareve të koordinuara mes tregtarëve për çmimet e produkteve të caktuara, duke kontrolluar dhe kufizuar formimin e tyre të tregut të lirë, me synimin për të rritur fitimet e tyre. Kjo praktikë shkon drejtpërdrejt në dëm të qytetarëve dhe prodhuesve dhe ne nuk do ta lejojmë këtë”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.

Në këtë takim konstatim i përbashkët ishte se është e nevojshme të fillohet me procedurat nga institucionet kompetente, përfshirë edhe Komisionin, dhe në përputhje me kompetencat ligjore, të hetohet nëse ka shkelje dhe keqpërdorime të caktuara ligjore që çojnë në rritje të padrejtë të çmimeve përfundimtare për konsumatorët.

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori