LAJMI I FUNDIT:

Nën organizimin e Rotary Club Peja, u përkujtua 22 vjetori i sulmeve të 11 Shtatorit

Nën organizimin e Rotary Club Peja, u përkujtua 22 vjetori i sulmeve të 11 Shtatorit

Sot në Pejë, nën organizimin e Rotary Club Peja, u përkujtua 22 vjetori i sulmeve të 11 Shtatorit pranë memorialit “Kujtim dhe Miqësi,” i cili përmban një copë metalike nga rrënojat e Kullave Binjake.

Ceremonia ka filluar në orën 14:46 ku u mbajt një minutë heshtje, që korrespondon me orën 08:46 të mëngjesit në New York, kur para 22 viteve aeroplani i parë goditi Kullat Binjake.

Presidenti i Rotary Club Peja, Dr.Dardan Asllani në fjalën e tij ka thënë se jemi mbledhur këtu për të marrë pjesë në këtë ceremoni përkujtimore në kujtim të një tragjedie të tmerrshme që ndodhi në SHBA, por preku mbarë botën.


“Vitin e kaluar Rotary Club Peja realizoi ndërtimin këtij monumenti të veçantë në përkujtim të tragjedisë së 11 shtatorit. Kjo u bë e mundur falë nismës së Rotarianit Nehat Davolli dhe donacionit bujar të Ibrahim Selimajt, i cili ka një lidhje të veçantë me Shtetet e bashkuara pasi djali i tij, Isa Selimaj, atë ditë fatkeqe ka qenë në Nju Jork dhe e ka përjetuar personalisht të gjithë ngjarjen”.

Asllani ka falënderuar edhe të pranishmit tjerë nga ushtria e SHBA për praninë në këtë nderim.

Kryetari i Pejës në fjalën e tij thotë se me 11 shtator të vitit 2011 bota demokratike u gjend para një sfida e madhe.

“Njerëzit që nuk ia duan të mirën njerëzimit menduan se mund të gjunjëzojnë Amerikën dhe botën demokratike. Bota demokratike u përgjigj fuqishëm dhe tregoi se nuk gjunjëzohet para akteve terroriste dhe do të qëndrojë e fortë gjithmonë”, ka deklaruar Muhaxheri.

“Ne qëndrojmë gjithmonë pranë miqve amerikanë në përkujtim të këtyre të rënëve”, ka shtuar tutje Muhaxheri.

Nga ana tjetër Komandanti i Elementit të Mbështetjes Kombëtare Amerikane për Ballkanin, nënkoloneli Michael Ford ka deklaruar se veprimet e terroristëve me 11 shator të vitit 2001 i shtynë SHBA-të të fillonë luftën globale kundër terrorizmit.

“Ashtu si unë, jam i sigurt se ka edhe në Kosovë njerëz që kujtojnë saktësisht se ku ishin dhe çfarë po bënin në këtë ditë të tmerrshme në historinë e kombit tonë mbi dy dekada më parë. Veprimet e terroristëve në këtë ditë i shtynë Shtetet e Bashkuara të fillojnë një luftë globale kundër terrorizmit, e cila ende po zhvillohet në shumë mënyra,  për të mbajtur kombet e tjera të sigurta nga njerëzit që duan të na bëjnë dëm neve dhe të dëmtojnë të tjerët”.

Ford thotë se ajo ditë në fakt ndryshoi përgjithmonë mënyrën se si ne bëjmë fluturimet komerciale, shfrytëzojmë teknologjinë dhe mbrojmë sigurinë tonë personale.

Në mëngjesin e 11 Shtatorit të vitit 2001, rreth 3,000 persona humbën jetën gjatë sulmeve në Neë York, Pentagon dhe në Pensilvani.

Kjo datë përkujtohet çdo vit në të mbarë botën si një nga tragjeditë më të mëdha të kohës moderne. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kllokoqi ankohet për ikjen e rinisë: Nga 440 punëtorë në bizneset e mia, 14 prej tyre janë nga Filipinet

Kllokoqi ankohet për ikjen e rinisë: Nga 440 punëtorë në bizneset e mia, 14 prej tyre janë nga Filipinet

Lajme
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Lajme
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Lajme

"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë

Lajme
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Kalo në kategori