LAJMI I FUNDIT:

Ukraina ka filluar të përdorë kundër Rusisë taktikat e saj, tanket kamikaze

Ukraina ka filluar të përdorë kundër Rusisë taktikat e saj, tanket kamikaze

Trupat ukrainase kanë filluar që kundër rusëve të përdorin taktikën e tyre luftarake – që tanket e vjetra t’i shndërroje në bomba gjigante.

Zëdhënësi i Brigadës së 128-të të ushtrisë ukrainase ka shkruar të dielën në Facebook se kjo njësi ka “përdorur taktikën e re kundër rusëve në rajonin e Zaporizhzhia, tankun trofe kamikaz”, shkruan Business Insider.


E postimin në gjuhën ukrainase e ka përkthyer në anglisht mediumi ukrainas Pravda, transmeton Telegrafi.

Taktikën që Rusia e përdori në sulmet e saj në Ukrainë, për të shkaktuar shpërthime të fuqishme siç edhe mund të shihet në minutën 01:02 në videon e publikuar më poshtë.

I kishin pushtuar rusët më 2015, ukrainasit arrijnë të rikthejnë kontrollin mbi platformat e naftës në brigjet e Krimesë
Lexo po ashtu I kishin pushtuar rusët më 2015, ukrainasit arrijnë të rikthejnë kontrollin mbi platformat e naftës në brigjet e Krimesë

Brigada ukrainase përdori tankun e sekuestruar rus, përkatësisht tankun shumë të vjetër T-62, i cili ishte përdorur më herët në luftë.

Zëdhënësi Yaroslav Halas ka thënë se shoferi ukrainas i tankut është dashur ta vozit tankun e mbushur me eksploziv pothuajse deri te objektivi. Më pas ka kërcyer dhe ka ikur sa më shpejt që ka mundur – duke aktivizuar eksplozivin në tank përmes telekomandës.

Ai pranoi se operacioni nuk ka shkuar sipas planit, pasi tanku i tij hasi në minë para se të arrinte në barrikadat ruse.

Por, thkesoi se shpërthimi që pasoi, ishte aq i fortë sa që nuk e ndaloi më asgjë këmbësorinë ukrainase.

Tentuan t’i eliminojnë duke i gjuajtur me granatë dore, ukrainasit vrasin rusët që ishin në istikame
Lexo po ashtu Tentuan t’i eliminojnë duke i gjuajtur me granatë dore, ukrainasit vrasin rusët që ishin në istikame

Halas bëri të ditur se emri i shoferi të tankut është Vasil Dudinec, për të cilin tha se i është bashkuar ushtrisë ukrainase në mars të vitit të kaluar, një muaj pasi Rusia filloi pushtimin në Ukrainë.

Ai citoi Dudinecin që tha: “Natyrisht, kam qenë i vetëdijshëm se mund të mos kthehesha më. Por, që tanku do të goditej dhe eksplozivi të aktivizohej, do të ishte vdekje momentale”.

Në Facebook, Brigada e 128-të e ukrainasve përdori tankun rus T-62, të sekuestruar kur trupat ruse braktisën Khersonin në vjeshtën e kaluar.

Brigada e përshkroi T-62 si të vjetër dhe të dëmtuar, e pikërisht për këtë e përdorën si traktor para se të vendosnin ta shndërronin në bombë lëvizëse. /Telegrafi/