Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Rama premton ndërtimin e ambienteve të reja sportive
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka premtuar ambiente të reja sportive në kryeqytet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Rama tha se organizimi i lojërave mesdhetare në Kosovë është një fitore e të gjithëve, derisa tha se kjo ngjarje do t’ia hap një derë të madhe të gjithë sportit në vend.
“Ne do të optimizojmë infrastrukturën ekzistuese dhe në mënyrë strategjike do të shtojmë objekte të reja. Po, do të ndërtojmë ambiente të reja sportive se angazhimi ynë shtrihet edhe përtej këtyre lojërave. Do të ndërtojmë stadiumin olimpik të premtuar me të gjithë qendrën sportive, me qëllimin që të krijojmë një trashëgimi të qëndrueshme infrastrukturore që do të gëzojmë edhe përtej vet ngjarjes në shërbim të fuqizimit të atletëve tanë”.
“Kanë mundësi që të shkëlqejnë kudo në arenat sportive ndërkombëtare. Për më tej do të shfrytëzojmë potencialin e stadiumeve dhe të palestrave ekzistuese në të paktën 10 komuna të ndryshme të Kosovës”, tha ai.
Në konferencë për media nga aeroporti “Adem Jashari” në kryeqytet, Rama tha se Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” do të jenë ngjarja më e madhe ndërkombëtare që pritet të zhvillohet në Kosovë.
“Për herë të parë një qytet jo bregdetar, Prishtina jonë bëhet mikpritëse. Do të jetë kjo hera e parë në histori të Lojërave Mesdhetare ku do t’i bashkojnë forcat dy shtete, disiplina e lundrimit thelbësore në lojërat mesdhetare do të luhet në brigjet e Durrësit. Ky partneritet strategjik me vëllezërit tanë në Shqipëri e krijon një platformë barazie për të gjitha vendet pjesëmarrëse. Përmes tij synojmë t’i frymëzojmë të tjerët përtej kufijve dhe me përqafu frymën e bashkëpunimit sportiv që nuk njeh asnjë kufij. Rëndësia historike e edicionit të 21-të lojërave mesdhetare shkon përtej këtyre risive, ato do të jenë ngjarja më e madhe ndërkombëtare që pritet të zhvillohet brenda vendit tonë qysh prej pavarësisë e këndej. Kjo ngjarje do t’ia hap një derë të madhe të gjithë sportit kosovarë duke i mundësuar më tej çdo federate me qenë nikoqire e ngjarjeve ndërkombëtare në disiplinën përkatëse”, shtoi Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ballkani mposht thellë Ferizajn, Drita triumfon ndaj Dukagjinit
“Njëri nga më të mirë në histori”, legjenda spanjolle me pretendime të mëdha për Lamine Yamal
Chelsea dhe Arsenali po tentojnë ta bindin sensacionin argjentinas që ta refuzojë Real Madridin
“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë