Kontrata mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për rrugën Tetovë-Prizren pritet të nënshkruhet në fund të muajit shtator. Kështu thonë kompetentët të cilët nuk japin afat konkret se kur do të fillojnë punimet, por shpjegojnë procedurat në të cilat ky projekt duhet të kalojë para se të nisë të merr formë.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Rustemi është shprehur se do të ketë edhe një marrëveshje për ndërtimin e tunelit të përbashkët.
“Besoj se do të kemi edhe marrëveshjen e cila planifikon projektimin e tunelit të përbashkët. Pra pas asaj ne vazhdojmë me projektimin e rrugës që të çon deri në hyrje të tunelit. Së pari pra kemi projektin, e kemi revidimin e projektit dhe pas asaj e kemi realizimin e punimeve. Unë nuk dëshiroj që tani të flas për realizim të tillë të asaj rruge por flas për procedurat që do të na bien deri aty”, tha Ejup Rustemi.
Zëvendësministri i Transportit, Bekim Rexhepi tha se janë harmonizuar të gjitha detajet me Ministrinë e Infrastrukturës së Kosovës dhe se tani është çështje kohe se kur do të nënshkruhet.
“Pasi që bisedat në aspekt profesional kanë përfunduar, dhe kjo rrugë me rëndësi të madhe për banorët e kësaj zone besoj se kontrata atje është dërguar në Ministrinë e Infrastrukturës, besoj se në muajt në vazhdim do të kemi një kontratë të nënshkruar mes dy palëve sepse bëhet fjalë për një kontratë të cilën detajet veçse më janë të harmonizuara dhe besoj që së shpejti do të nënshkruhet”, tha Bekim Rexhepi, zëvendësministër i Transportit.
Rruga Tetovë-Prizren pritet të realizohet përmes tunelit 6.4 kilometër dhe me nga 15 kilometër rrugë të shtruar në të dy shtetet që ta lidhin këtë tunel me rrugët ekzistuese. Tentimi më i madh për hapjen e kësaj rruge ka qenë i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili jo rrallë herë e ka përmendur dhe ka kërkuar bashkëpunim nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut për këtë projekt.
Hapja e kësaj rruge do të thotë turizëm më të madh dhe klimë më të mirë biznesore për të dy qytetet, atë të Tetovës dhe Prizrenit pasi që rruga dhe koha do të përgjysmohej me hapjen e kësaj traseje.
Ndërtimi i kësaj rruge ka hapur një debat të madh në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ku ka edhe përkrahës por edhe kundërshtarë. Krahas kryeministrit të Kosovës që ishte në vizitë në Tetovë dhe Shkup, poashtu edhe Ministri Transportit Liburn Aliu, kishte ardhur posaçërisht në Tetovë për të takuar kreun e BDI-së Ali Ahmeti lidhur me ndërtimin e kësaj rruge./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje