LAJMI I FUNDIT:

Një person rrahu brutalisht aktivistët e klimës që bllokuan rrugët në Gjermani

Një person rrahu brutalisht aktivistët e klimës që bllokuan rrugët në Gjermani

Lëvizja për ndryshimin e klimës, “Letzte Generation” (Brezi i Fundit) publikoi në rrjetet sociale momentin e një sulmi fizik agresiv ndaj anëtarëve të tyre.

Gjegjësisht, aktivistët u ulën në rrugë në shenjë proteste pranë qytetit gjerman, Manheim dhe me trupat e tyre bllokuan kalimin e veturave.

Kishte një numër të madh të protestuesve ndërsa një shofer që humbi durimin, doli nga vetura dhe egërsisht e kapi vajzën që ishte ulur në dysheme dhe e hodhi matanë rrugës. Ai e ka goditur fort një aktivist tjetër duke e grushtuar në kokë ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe me një person tjetër.


Pas shqyrtimit të videos, policia identifikoi shoferin e dhunshëm në të njëjtën ditë kur u publikua (e enjte) dhe tashmë e ka arrestuar.

Krahas kësaj videoje, reagime te publiku ka shkaktuar edhe një video tjetër nga Mannheim. Ajo tregon një polic që derdh një sasi të madhe vaji mbi kokën e një aktivisti kundër ndryshimeve klimatike.

Sipas Ralf Kusterer, president rajonal i sindikatës së policisë Baden-Württemberg, për shkak të protestave të shumta klimatike, presioni ndaj policisë po rritet dhe ai e kupton nëse një nga kolegët “e humb busullën”. Policia thotë se po heton nëse polici që i hodhi vaj gruas duhet të përballet me pasoja disiplinore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Kalo në kategori