Duke komentuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për koordinimin e veprimeve të Policisë së Kosovës në veri të vendit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka theksuar se Policia nuk ka nevojë për leje nga askush, pasi është e mandatuar me ligj që të zbatojë ligjin në të gjithë territorin e Kosovës. Dugolli gjithashtu ka kritikuar oponentët politikë të opozitës që sipas tij, keqinterpretojnë deklaratën e Stoltenbergut
Duke komentuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për koordinimin e veprimeve të Policisë së Kosovës në veri të vendit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka theksuar se Policia nuk ka nevojë për leje nga askush, pasi është e mandatuar me ligj që të zbatojë ligjin në të gjithë territorin e Kosovës. Dugolli gjithashtu ka kritikuar oponentët politikë të opozitës që sipas tij, keqinterpretojnë deklaratën e Stoltenbergut.
“Në përputhje me përkushtimet e Prishtinës më 2013, çdo angazhim i forcave të sigurisë së Kosovës në veri kërkon negocimin me KFOR-in. Ne presim konsultime për secilin veprim të forcave policore të Kosovës që mund të ketë ndikim në siguri”.
Kjo ishte deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit më presidenten, Vjosa Osmani, gjatë ditës së enjte, ku u diskutua për procesin e dialogut dhe procesin e shtensionimit të situatës në veri të Kosovës.
Kështu duke komentuar këtë deklarim të Stoltenbergut deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka theksuar se Policia e Kosovës nuk kërkon leje, pasi ajo është e mandatuar me ligj që të zbatojë ligjin në të gjithë vendin dhe se “nuk pret” që Stoltenbergut të thoshe se policia (njësia speciale) duhet të marrë leje për të vepruar në veri.
“Policia e Kosovës nuk kërkon leje nga askush. Ajo është e mandatuar më ligj që të zbatojnë ligjin dhe detyrat e policisë së Kosovës janë shumë të qarta dhe as që e ka thënë dhe nuk pre që ta thoi dikush këtë fjalë”, ka thënë Dugolli në RTV Dukagjini.
Dugolli, gjatë bisedës në studio ka kritikuar edhe oponentët politikë të opozitës, të cilët sipas tij, po i keqinterpretojnë deklarimet e Stoltenbergut.
“nuk u befasova (nga deklarata e Stoltenbergut) po e shoh që deklaratat e tij po keqinterpretohen nga disa oponentë të opozitës, unë kisha dashtë të them se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nuk tha diçka të re në drejtim të asaj që po pretendohet. Thjesht kemi një situatë në të cilën Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të kalojë andej pa miratimin e mandat të KFOR-it… Fjala koordinim nuk bën të shtrembërohet dhe të interpretohet diçka që ai nuk e ka thënë, koordinimi është koordinim por nuk është assesi pengesë, dhe ashti si po interpretojnë disa oponentë politikë që po thonë se goja ai ka thënë që duhet të merret leje. I vetmi institucion ligjzbatues në të gjithë Republikën e Kosovës është Policia e Kosovës, e cila ka mandat, ka obligime ligjore për zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Kosovës”, ka shtuar Dugolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare