LAJMI I FUNDIT:

Lëshohen në përdorim tre salla të reja për kardiologji dhe radiologji ndërhyrëse në spitalin “8 Shtatori” në Shkup

Lëshohen në përdorim tre salla të reja për kardiologji dhe radiologji ndërhyrëse në spitalin “8 Shtatori” në Shkup

Në spitalin e qytetit “8 Shtatori” sot u lëshuan në përdorim tre salla të reja për kardiologji dhe radiologji ndërhyrëse. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se po krijohen kushte për intervenime më bashkëkohore për pacientët në mbarë vendin.

“I lëshojmë në përdorim pajisjet më bashkëkohore në tre salla për kardiologji dhe radiologji intervenuese me dhjetë aparate. Bëhet fjalë për pajisje më bashkëkohore, një pjesë e aparaturës është instaluar këtu për herë të parë në vend dhe nuk ekziston në asnjë objekt tjetër shëndetësor publik dhe i ndihmon si pacientët e kardiologjisë ashtu edhe pacientët nga repartet tjera”, tha Kovaçevski.


Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, vlerësoi se me tri sallat e reja janë krijuar kushte për procedura ndërhyrëse të kardiologjisë dhe radiologjisë që mund të kryhen te disa pacientë në të njëjtën kohë.

“Së bashku me kryeministrin pamë tre sallat e kardiologjisë dhe radiologjisë intervenuese të pajisura me angiografë të rinj. Me këtë janë krijuar kushtet për procedura intervenuese të kardiologjisë dhe radiologjisë që mund të praktikohen te disa pacientë në të njëjtën kohë”, theksoi ministri.

Drejtori i SPQ “8 Shtatori” Hristijan Kostov tha se me pajisjen e re do të zvogëlohet koha e pritjes për koronarografi, angiografi karotide dhe stentim.

Në trend Lajme

Më shumë
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?

Siguri
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës

Lajme
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe

Lajme
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën

Lajme
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan

Lajme
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”

Lajme
Kalo në kategori