LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeveria me veprimet e saj të paligjshme ka çrregulluar sistemin e arsimit

Haradinaj: Qeveria me veprimet e saj të paligjshme ka çrregulluar sistemin e arsimit

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot tryezën e pestë me radhë përmes së cilave trajton tema të ndryshme në interes të përgjithshëm.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se kanë diskutuar për gjendjen në institucionet shkollore.

“Qeveria me veprimet e saj të paligjshme, ka ç’rregulluar sistemin e arsimit primar. Sot kur bëhet një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, nxënësit janë ende pa libra.


Ky vendim i Qeverisë, përpos që ka shkaktuar rritjen e kostos duke e tejkaluar shifrën për rreth 6 milionë euro më shumë se sa që ishte parashikuar, ka shpërfaqur për herë të parë në shkollat publike pabarazi sociale në mes të varfërve dhe të pasurve, ndërkaq aplikimet online kanë shpërfaqur mundësi të manipulimit të buxhetit dhe keqpërdorim të të dhënave personale. Si Aleancë, vendimin e konsiderojmë të jashtëligjshëm”, shkruan Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit që të mos largojnë nga klasa nxënësit që nuk kanë tekste shkollore.

Jasharaj në tryezën e organizuar nga AAK, ku u diskutua për tekstet shkollore, tha se ka disa zëra që disa mësimdhënës po u bëjnë presion nxënësve lidhur me tekste shkollore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori