LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu e akuzoi se kishte marrë 2500 euro pa shkuar në Komision, Deliu-Kodra e padit për shpifje ministren

Haxhiu e akuzoi se kishte marrë 2500 euro pa shkuar në Komision, Deliu-Kodra e padit për shpifje ministren

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra ka paditur sot ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi kjo e fundit ditë më e parë e akuzoi deputeten se ka marrë mbi 2500 euro dhe nuk ka shkuar në Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Deliu ka thënë se ministrja ka bërë shpifje, ndërsa Gjykata do të jep përgjigjen e saj, transmeton Telegrafi.

“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi. Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar. Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon”, thuhet në reagim.


Deputetja Deliu thotë mes tjerash se nuk frikësohen nga pushteti.

“As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, Albulenë”, thotë mes tjerash ajo.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, para disa ditëve ka akuzuar deputeten Deliu – Kodra, se ka marrë para nga shtetit pa shkuar fare në punë në Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

“Zonja Deliu Kodra s’ka qare pa i kthy paret e Ministrisë së Drejtësisë edhe buxhetit të shtetit, sepse i ka marrë 2500 euro, pare të qytetarëve të Kosovës, edhe nuk ka bërë zë, kjo është hajni, është vjedhje. Me ligj paguhesh nëse shkon në Komision, ajo nuk ka shku edhe është pagu”, kishte deklaruar ministrja Haxhiu.

Ajo kishte thënë se bëhet fjalë për më shumë se 2500 euro që kishte marrë deputetja.

“Komisioni për kompensimin e viktimave të krimi i kompenson viktimat e krimit që aplikojnë për kompensim të krimit, kjo edhe përkundër faktit që ma shumë nuk ka shku në mbledhje, sesa që ka shku i ka marrë, para më shumë se dy mijë euro”, ka pohuar Haxhiu.

Ministrja ka paralajmëruar se do të hetojnë çdo zyrtar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori