LAJMI I FUNDIT:

Medvedev në ndeshjen e US Open iu drejtua kamerës me fjalë që shokuan shumëkënd: Dikush do të vdesë dhe pastaj do ta shihni

Medvedev në ndeshjen e US Open iu drejtua kamerës me fjalë që shokuan shumëkënd: Dikush do të vdesë dhe pastaj do ta shihni

Tenisti rus Daniil Medvedev është i indinjuar me vendimin e drejtuesve të US Open për të luajtur ndeshjet në fazat e fundit të këtij Grand Slam gjatë ditës kur temperaturat janë të larta, duke shtuar se një qasje e tillë do të ndalet vetëm kur të vdesë një tenist.  

Këto fjalë vijnë pasi Medvedev luajti ndeshjen e dytë radhazi gjatë ditës dhe u përpoq të zbuste temperaturat e larta dhe kushtet e vështira të lojës duke hequr fanellat gjatë pushimeve dhe duke përdorur peshqirë me akull.

Tejet i zemëruar, gjë që dallohej edhe nga shprehja e fytyrës, në mes të ndeshjes, duke parë kamerën, u tha organizatorëve:


“Një lojtar do të vdesë. Dhe pastaj do të shihni…”.

Kujtojmë se tenisti i tretë në botë ka mposhtur Andrej Rubljev me rezultat 3:0 në sete.

Në gjysmëfinale të këtij turneu Grand Slam, Medvedev do të luajë kundër tenistit të madh spanjoll Carlos Alcaraz, me të cilin u takua dy herë këtë vit dhe humbi të dyja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro

La Liga
Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

La Liga
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10

Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10

La Liga
Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre

Situata e medaljeve pas ditës së dytë në Paris 2024: Australia e para, Kina dhe SHBA-të pas tyre

Sport
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ndërkombëtare
Kalo në kategori