LAJMI I FUNDIT:

GLPS: Rriten rastet e dhunës në familje, viktima më shumë janë gratë

GLPS: Rriten rastet e dhunës në familje, viktima më shumë janë gratë
Foto: Ilustrim

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Fondi për Zhvillim Komunitar, kanë prezantuar rastet e dhunës me familje te cilat janë në rritje, ku bëhet e ditur se brenda një viti në nivel vendi janë raportuar 2 mijë e 735 raste të dhunës në familje ose nga 8 raste çdo ditë në vend.

Sipas GLPS-së shumica e rasteve të dhunës ndodhin në raportin bashkëshort- bashkëshorte, dhe anasjelltas.

Nga hulumtimet e tyre thuhet se për rastet e dhunës në familje prin Prishtina me 910 raste, Peja me 338 dhe Prizreni me 333 raste.


Raporti i GLPS-së tregon se Policia e Kosovës edhe këtë vit mbetet institucioni i parë dhe i besueshëm për raportimin e rasteve të dhunës në familje.

Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbëresha Loxha-Stublla, tha se gjykata dhe prokuroria po i trajtojnë rastet me prioritet, teksa cilëson se dënimet ndëshkimore janë të ulëta.

“Rastet e dhunës në familje fatkeqësisht janë në rritje, viktimat më të shpeshta të kësaj vepre penale është e ditur mendoj gjerësisht që janë gratë dhe natyrisht të dyshuarit në këtë rast mbi 80% të rasteve janë burrat. Gjykata dhe prokurori janë duke i trajtuar me prioritet këto raste, mirëpoekziston një politikë tejet e ulët ndëshkimore për kryerësit e rasteve të veprës penale për dhunë në familje”, tha Stublla.

Ajo shtoi se gjatë monitorimit të rasteve të dhunës kanë gjetur se ekziston mungesë e ligjit për mbikëqyrjen e personave të cilëve u ndalohet lëvizja me vendim gjyqësor.

“Kemi gjetur se ekziston një mungesë e aplikimit të ligjit për mbikëqyrje e personave të cilët u ndalohet lëvizja me vendim gjyqësor, është një çështje që kemi gjetur të trajtohet” u shpreh Stublla.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se si ministri trajtimin e rasteve të dhunës në familje i kanë në prioritet, dhe shtoi se ish-Qeveritë tjera nuk janë marrë me këtë fenomen shkatërrues për shoqërinë.

“Qeveria e Kosovës që nga viti 2021 e ka bërë një nga prioritete kryesore çështjen e adresimit të dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore…Që asnjëherë në të kaluarën nuk ka qenë prioritet t adresimin i dhunës në familje, madje rralle kam dëgjuar që ish kryeministra, ish ministra që kanë folur për këtë fenomen që po e shkatërron realisht shoqërinë tonë”, tha Haxhiu.

Ministrja Haxhiu tha se nuk janë rritur rastet e dhunës, por janë rritur raportimet, gjë të cilën ajo e cilëson si vetëdijesim të qytetarëve.

“Ju e përmendët se rastet e dhëna në familje janë në rritje dhe në këtë drejtim unë mendoj që është rritur raportimi… Pra unë konsideroj që për shkak fushatave sensibilizuese dhe punës së institucioneve është rritur raportimi, vetëm uroj që kur thërrasim për raportim viktimat të marrin shërbimin nga institucioni”, u shpreh Haxhiu.

Ndërsa, Liridon Salihi nga GSJP, Liridon Salihi , tha se dënimi maksimal për kryerjen e veprës penale të dhunës në familje është prej një viti e katër muaj, që sipas tij dënimet janë të pamjaftueshme.

“Gjykata nxjerrin aktgjykime dënuese, dënimi minimal i shqiptuar gjatë kësaj periudhe e kohore është dënim me burgim me kusht 90 ditë dhe 200 euro gjobë, ndërsa dënimi maksimal i shqiptuar është burgim me efektiv në kohëzgjatje prej një viti e katër muaj”, tha Salihi.

Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Sabit Salihaj, ka konsideruar se Gjykata jep dënime meritore për rastet e dhunës në familje.

“Jemi shumë të ngarkuar me lëndë, por lëndët porsa vijnë brenda javës i caktojmë dhe pothuajse këto lëndë përfundojnë brenda muajit, ka lëndë që pala gjendet jashtë vendit, ka urdhër arrest, por si prioritet përfundojnë me afat të shpejt të mundshëm…Mendoj që gjykata i aplikon dënimet brenda minimumit dhe maksimumit siç përcaktohen me Kodin penal të procedurës penale sigurisht nëse ia analizojmë edhe procedurat e deklarimit të palëve të pandehurit, viktimës. E shihni se gjykata jep dënime meritore as të ulëta as të larta po atë dënim është i pavarur dhe e jep brenda kompetencave të tij” tha Salihaj. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori