LAJMI I FUNDIT:

Hajvalia mposhtet nga Vllaznia, eliminohet nga Liga e Kampionëve për Femra

Hajvalia mposhtet nga Vllaznia, eliminohet nga Liga e Kampionëve për Femra

Kampionia e Kosovës, Hajvalia është eliminuar nga Liga e Kampionëve për Femra, pasi humbi nga kampionia e Shqipërisë, Vllaznia në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër me rezultat 4-2.

Kjo përballje i takoi grupit të 7-të të raundit të parë kualifikues, ku Vllaznia dhe Valuri i Islandës kaluan tutje.

Gresa Berisha (16’, 92’), Lucie Gjini (44’) dhe Maria Bashka (60’) shënuan për fitoren e Vllaznisë.


Ndërkohë, golat për Hajvalinë i realizuan Lumbardha Misini (34’) dhe Bardha Mahmuti (68’).

Pas kësaj humbjeje, Hajvalia do të luajë ndeshjen për vendin e tretë, ku do të përballet me ekipin nga Turqia, Fomget Gençlik.

Ekipi turk u mposht në gjysmëfinale nga Valuri i Islandës 2-1.

Valuri i Islandës do të luaj për vendin e parë me Vllazninë dhe ekipi që fiton, do të avancojë në raundin e dytë kualifikues.

Për Hajvalinë, kjo është hera e dytë rresht që merr pjesë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Kalo në kategori