Armë, autoblinda, motorë e pajisje të forenzikës, ishin vendosur sot në sheshin “Skënderbeu”në Prishtinë të cilat u ekspozuan për të shënuar 24 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.
Ekipi i Telegrafit qëndroi gjatë ditës në sheshin “Skënderbeu”, për të parë nga afër pothuajse të gjitha pajisjet e ekspozuara. Por, nuk munguan dhe qytetarët të cilët shuanin kureshtjen e tyre duke i parë nga afër, si dhe shprehnin interesim për të mësuar më shumë për to.
Në këtë ekspozitë të veshur me uniformë të Policisë së Kosovës erdhën dhe nxënësit e klasës së pestë të Shkollës së Mesme të Ultë (ShFMU) “Faik Konica”, në Prishtinë.
Ata shikuan nga afër një moment të veçantë kur një nga qentë e trajnuar për identifikimin e lëndëve narkotike bëri gjetjen e objektivit të tij.
E, në lidhje me punën dhe trajnimin e këtyre qenve, Telegrafi intervistoi Xhelal Halilin, i cili është pjesëtar i njësisë K9 si dhe instruktor për qentë.
Halili tha se janë disa lloje të qenve të cilët janë të trajnuar si për identifikimin e lëndëve narkotike, për armë e eksploziv si dhe për personat e zhdukur dhe në kërkim.
Ai po ashtu tha se aktualisht në njësinë e tij janë diku 60 qenë të trajnuar.
Sa i përket kohës së trajnimit për një qenë, ai tha se merr përafërsisht katër deri në gjashtë muaj, varësisht nga lloji i gjetjeve.
Ndërsa, Faton Lahu, nga Njësia Speciale për trajtimin e mjeteve eksplozive u shpreh se njësia e tij bart një sërë mjetesh të cilat shërbejnë për identifikimin dhe bartjen e mjeteve eksplozive.
“Njësia jonë mision ka trajtimin e mjeteve eksplozive. Mjetet të cilat i kemi shërbejnë për identifikimin e mjetit për ta bart dhe larguar nga një pozicion në tjetrin. Kemi pajisje nga mbrojtja e eksplozivit. Kemi pajisje me të cilat manipulojmë më to. Kemi pajisje për bllokimin e frekuencave, skaner, për identifikimin e mjeteve shpërthyese, etj”, ka thënë Lahu.
Në një tjetër sektor ishin ekspozuar armë të llojeve të ndryshme, nga më të voglat e deri të ato më të rënda.
Për këtë foli Gëzim Ibrahimi, operator në Njësinë Speciale në Mitrovicë.
“Këto armë shërbejnë për të arritur objektivat ligjorë tonat. Të gjitha këto pajisje që i kemi, duke i llogaritur dhe armët e kalibrit të ndryshëm janë për arritjen e objektivave tona”, tha ai.
Ndërsa, drejtoresha e Shërbimit Shëndetësor në kuadër të Policisë së Kosovës, Lindita Kajtazi, e cila me profesion është interniste endokrinologe tha se sektori i mjekësisë është i përbërë nga mjekë, infermierë dhe sektori i psikologjisë është i përbërë nga psikolog dhe këshilltarë rajonal.
Sipas saj, qëllimi kryesor është ofrimi shëndetësor për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përfshirë personelin e uniformuar dhe stafin civil.
“Ofrojmë rekomandime mjekësore, përkrahim rastet e veçanta shëndetësore të një kategorie më serioze duke i ndihmuar me pushime mjekësore dhe ofrimin e kompensimeve materiale në mungesë të sigurimit shëndetësorë. Kemi dhe aktivitete të ndryshme vetëdijësuese”, ka thënë Kajtazi.
Ndryshe, në kuadër të shënimit të 24 vjetorit të Ditës së Policisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha stacionet policore qytetarët zhvilluan vizita. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Persona të moshuar, gra shtatzëna e fëmijë morën trajtim mjekësor pasi disa vetura u përfshinë nga zjarri në Prishtinë
Bie një ashensor në Shkup, brenda ishte një ekip i ambulancës
Djalit i bie të fikët pasi babai e kanosi me thikë në Mitrovicë
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data
NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite
Çfarë pritet nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel?
Sondazhi i KDI-së: Për 57,2 për qind të qytetarëve performanca e sektorit të drejtësisë ka mbetur e njëjtë, pavarësisht reformave
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë