LAJMI I FUNDIT:

Përmbytjet në Greqi, një shqiptar mes viktimave

Përmbytjet në Greqi, një shqiptar mes viktimave

Një 51-vjeçar shqiptar është njëri prej 2 viktimave të stuhisë së fuqishme Daniel që goditi Greqinë të martën. Fermeri shqiptar humbi jetën në Volos, qytetin e goditur më rëndë nga përmbytjet katastrofike, i cili humbi jetën pas shembjes së një muri.

Autoritetet greke thonë se 3 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Vala e tërbuar e motit të keq u zhvendos natën e kaluar drejt Turqisë. Stambolli, qyteti më i populluar i vendit, u godit më rëndë nga reshjet e dendura dhe përmbytjet.

5 persona humbën jetën dhe 4 të tjerë janë shpallur të zhdukur në qytetin më të populluar të Turqisë, atje ku ujërat e rrëmbyer të përmbytjeve morën me vete automjete dhe përmbytën qindra ndërtesa.


3 viktima nga përmbytjet e të martës edhe në Carevo të Bullgarisë, aty ku autoritetet e shpallën këtë të mërkurë, ditë zie. Stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar katastrofë edhe përtej kontinentit, në Brazil atje ku 21 persona humbën jetën në Lazhedu qytetin jugor që u përmbyt i gjithi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori