Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të dyshuarit me inicialet A.G për vrasjen e cila ndodhi në lagjen “Arbanë” të Prizrenit ku një 48-vjeçar me inicialet B.M mbeti i vrarë nga arma e zjarrit.
Sipas një njoftimi nga Gjykata thuhet se paraburgimi i të dyshuarit do të llogaritet prej kohës së arrestimit 04.09.2023 dhe mund të zgjasë deri më datën 04.10.2023.
“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
Më datë 2 shtator rreth orës 18:45 minuta, në Prizren, në lagjen ‘Arbanë’, i pandehuri A.G., privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave, në atë mënyrë që pas një zënke të çasti që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të pandehurit dhe viktimës, i pandehuri A.G me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e sheh viktimën B.M., i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarat (bashkëshortja e viktimës, dhe vajza tetë vjeçare e viktimës), dhe të dëmtuarit R.M. dhe H.Sh., ashtu që i pandehuri A.G., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkë automatike AK-47 me nr. serik 56-…….
Zbret nga automjeti, shkrep 2-3 herë në drejtim të viktimës B.M, me ç’ rast të njëjtin e godet në regjionin e barkut. Nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë, i pandehuri i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepur një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës me ç’rast e godet të njëjtin në kokë.
Viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, përderisa të dëmtuarat (bashkëshortja dhe vajza e viktimës), gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës, ndërsa të dëmtuarit R.M., dhe H.Sh., arrijnë të fshihen, më pastaj i pandehuri A.G., hip në automjetin e tij, largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, deri në ditën e arrestimi më datë 04.09.2023”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim thuhet se “deri me datë 4 shtator 2023, në shtëpinë e tij, në lagjen “Arbana”, i pandehuri A.G., , në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, mban në pronësi dhe në kontroll pushkë automatike AK-47 me nr. serik 56-……., së bashku me dy karikatorë të mbushur me fishekë, e me të cilën armë dyshohet se e ka privuar nga jeta B.M., e të cilën armë policia e ka gjetur, gjatë kontrollit të shtëpisë ku ishte fshehur i pandehuri në fshatin Tërpezë, komuna e Malishevës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai
I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit